Familja Jahi ka pasur humbjen më të madhe nga aksidenti tragjik i një dite më parë në Bullgari ku humbën jetën 46 shqiptarë, pasi autobusi me të cilin po ktheheshin nga udhëtimi në Stamboll, shpërtheu në flakë.
Mediat bëjnë me dije se në aksident ka humbur jetën dy kunata, nuset e djemve të familjes Jahi. Njëra prej tyre ka qenë bashkë me katër fëmijët, ndërsa tjetra me dy fëmijët. Fëmija i tretë i saj, djali më i madh i familjes nuk ka shkuar në udhëtim duke qëndruar në shtëpi.
Ai është parë në gjendje mjaft të rëndë psikologjike pasi ka marrë vesh lajmin e rëndë.
Fqinji i familjes Jahi tregon për mediat se dy kryefamiljarët kanë qenë në Bullgari dhe janë kthyer mbrëmjen e djeshme. “O Zot si na i more”, thonë ata mes lotësh dhe nuk kanë fuqi të ngrihen nga vendi prej dhimbjes së madhe.
“Gjendja është e rënduar. Vëllezërit kanë qenë në Bullgari. Kanë ardhur mbrëmë. Njëri ka humbur bashkëshortet me katër fëmijët. Njëri ka humbur bashkëshorten me dy fëmijët. Ende nuk kanë sjellë viktimat”, shprehet fqinji.
Tragjedia bëhet akoma më e madhe për familjen e njërës prej nuseve që ka ndërruar jetë. Bashkë me të ka qenë edhe e motra si dhe e bija Fikrije dhe Anisa Iseni, të cilat po ashtu kanë ndërruar jetë nga ngjarja tragjike.
Viktimat nga familja Jahi
Belma Jahi – 7 vjeç
Ramiz Jahi – 20 vjeç
Razije Jahi – 12 vjeç
Ergin Jahi – 14 vjeç
Omer Jahi – 11 vjeç
Ajla Jahi – 14 vjeç
Senije Jahi – 35 vjeç
Amiet Jahi – 45 vjeç