• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTESA PA LEJE NË ZONËN E LLIXHAVE/ Kush është ish-kryeinspektori i IMT-së që ra dje në prangat e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRTESA PA LEJE NË ZONËN E LLIXHAVE/ Kush është ish-kryeinspektori i IMT-së që ra dje në prangat e policisë

24 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan ka përfunduar në prangat e Policisë i akuzuar për shpërdorim detyre.

Mario Qosja, 38-vjeç, banues në Elbasan u arrestua nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Llixha”. Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas me iniciale N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, pronar i një godine prej 1200 metër katror, e cila ishte ndërtuar pa leje. “Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, Bashkia Elbasan”, sqaroi Policia e Elbasanit në lidhje me operacionin e zhvilluar. Burimet bëjnë me dije se Qosja ka qëndruar rreth një muaj në detyrë dhe ka dhënë dorëheqjen nga posti, por koha e shkurtër e qëndrimit i ka shkaktuar jo pak pasoja.

HETIMET

Policia bën me dije se hetimet kanë nisur në lidhje me ndërtimin pa leje të një godine të madhe në zonën e llixhave në Tregan të Elbasanit. “Nga hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik– Financiar në DVP Elbasan, në lidhje me një ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, Njësia Administrative Tregan, Elbasan, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht të Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan”, thuhet më tej.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me këtë rast ka rezultuar se në muajin janar dhe shkurt 2021 të jetë bërë ndërtim pa leje me sipërfaqe 1200 m katror, në dy kate, nga shtetasi N. K., në vendin e quajtur “Llixha”, dhe në vijim të jetë aplikuar për legalizim tek AKSH. Policia sqaron gjithashtu se nga hetimet dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, shtetasit M. Q. dhe A. Z., të kenë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje. Policia tha se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe Ndërtim i paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA NDAJ SHEHAJT/ Militantja e PD: Më keni falsifikuar firmën te formulari i Berishës
Previous article E TRISHTË/ Humbi vajzën dhe dhëndrin në aksidentin tragjik, babai: Duhet të...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT