• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AUTORËT E NDOQËN 6 MUAJ”/ Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në Angli, pranë gruas dhe foshnjës (DETAJET)
Home
Breaking News

“AUTORËT E NDOQËN 6 MUAJ”/ Mbyllen hetimet për vrasjen e shqiptarit në Angli, pranë gruas dhe foshnjës (DETAJET)

24 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News

Vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019 në Britaninë e Madhe ishte planifikuar 6 muaj përpara. BBC shkruan se nga hetimet ka rezultuar se shqiptari është qëlluar në sy të gruas dhe foshnjës së tyre nga një grup vrasësish suedezë. Ai u qëllua disa herë në pjesën e pasme të kokës teksa kthehej nga darka e Krishtlindjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje po ndiqen penalisht 4 persona ndërsa 2 të tjerë do të hetohen për dëshmi për të rreme për shpërqendrimin e hetimeve. Beqiri ishte vëllai i modeles shqiptare të njohur në Britaninë e Madhe Misse Beqiri. Prokurori Mark Heywood i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë qëllimisht me gjakftohtësi”.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Viktima që po kthehej në shtëpi me familjen e tij u qëllua dhe u vra para syve të tyre. Kur të shihni provat në këtë rast, do arrini në përfundimin se ishte sa brutal aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se vrasja është bërë në një distancë shumë e afërt”.

Heywood tha se vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj. Sulmuesi i dyshuar, shtetasi suedezo-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, mohon vrasjen dhe posedimin e armës me të cilën është kryer krimi. Edhe autorët e tjerë të dyshuar për këtë ngjarje Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, mohuan përfshirjen në krim.

Heywood tha se dyshohet se Pino-Munizaga kishte udhëtuar drejt Londrës për 14 orë. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe kishte vizituar zonën pranë shtëpisë së Beqirit. Ai kishte blerë një biçikletë e cila është përdorur nga vrasësi për të ndjekur viktimën pak ditë para vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME DONATORËT/ Çuçi: Buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme do të jetë 4% më i lartë
Previous article HUMBI 3 FMILJARË, I MBIJETUAN KATËR/ Qytetari: Nuk po shikoj dot bashkëshorten

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT