• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË BULLGARI/ Dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK NË BULLGARI/ Dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve

23 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tragjedi në Bullgari. 45 persona humbën jetën si pasojë e djegies së një autobusi me turistë nga Maqedonia, një pjesë e tyre shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë. Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 5 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital.

Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. “Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet” shtoi Argirova. Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

“Nuk kemi asgjë të mirë për të thënë, e nisim me një lajm të keq: një tragjedi që na tronditi. Ky aksident rrugor duhet të hetohet shpejt. Kur gjithçka të jetë bërë, do të jetë e mundur të komentoj për shkakun e mundshëm. Lërini hetuesit të bëjnë punën e tyre.

Kemi një tragjedi të madhe dhe përfitoj nga rasti për të shprehur ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimave”. Kështu tha kryeministri Stefan Yanev. Janev, ministri i brendshëm Bojko Rashkov dhe zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ishin vendngjarje.

“Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësime nga ky incident dhe nuk do të lejojmë më incidente të tilla. Për momentin është e qartë vetëm se autobusi është i regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Në orët e para të ditës e kemi njoftuar kryeministrin Zaev, i cili po udhëton këtu”, shtoi Yanev.

“Fotografia është e tmerrshme”, tha Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov. “Tragjedia do të zbardhet me detaje në vijim të hetimeve. Nuk është për tu parë”, theksoi ministri. “Nga përvoja ime do të thoja se nuk kam parë një gjë të tillë më parë, kemi biseduar edhe unë me kolegun Sarafov, njerëzit janë djegur.

Është e vështirë të identifikosh person për person. Ka shumë mundësi që ndezja të ketë ndodhur edhe si pasojë e kontaktit me parmakun. Gjithçka është e mundur, shpresoj që gjithçka të sqarohet shumë shpejt”, shtoi ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA NDRYSHUAR SHUMË, ËSHTË BËRË..."/ Ja çfarë mendojnë banorët për Ilirin
Previous article HOROSKOPI 23 NËNTOR/ Kujdes me paranë, filloni kurseni! Ja se çfarë duhet të dini për sot

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT