• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
50 VITE MARTESË/ Sabriu mësues, Sadetja në klasë të katërt, historia e veçantë e një dashurie
Home
Sociale

50 VITE MARTESË/ Sabriu mësues, Sadetja në klasë të katërt, historia e veçantë e një dashurie

21 November, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ashtu si gjithmonë është e mbushur me surpriza të veçanta.

Sabriu do të festojë së bashku me bashkëshorten 50-vjetorin e martesës dhe për këtë arsye ka sjellë edhe unazën e martesës me vete.

Një buqetë me lule do të vijë në studio nga vajza që çifti ka në Tiranë, si dhe ato në Greqi, por për këtë gjë ata nuk janë në dijeni.

Ardit Gjebrea: Në dorë çfarë ke?

Sabriu: Një surprizë të vogël për bashkëshorten. 50 vjet martesë dhe erdha që t’i bëj një surprizë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin bashkëshortja?

Sabriu: Sadete Ruçi.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Sadeten?

Sabriu: 30 vjet kam punuar arsimtar në Librazhd, 20 në Lushnje, 50 gjithsej. Ne ishim të rinj atëherë kur dolëm në fillim edhe bënim provime klasa e katërt.

Ardit Gjebrea: Kur ishe mësues?

Sabriu: Unë isha 18 vjeç, bëra një 2-vjeçare në Tiranë dhe dola mësues.

Ardit Gjebrea: Pra, 18 vjeç ishe mësues?

Sabriu: Po. Ne e bëmë si kuvend që do të pyesim nxënësit e njëri-tjetrit që të mos bëjmë krahasime, por të dalë realiteti kush do të ketë nxënësit më të mirë. Përfundimisht pyetëm njëri-tjetrin dhe erdhi puna tek bashkëshortja që kam tani.

Ardit Gjebrea: Ajo punonte aty?

Sabriu: Jo, ajo ishte nxënëse në klasën e katërt. Ajo mori tezën dhe filloi e tha tezën dhe të gjitha. Ia lexova dhe unë tezën. E zhvilloi ajo tezën shpejt e shpejt. Ishte e shkathët shumë ajo, inteligjente. I bëri të gjitha. Thashë “marshallah” me mendjen time unë se asaj nuk i thashë gjë. Kaluan kohët pastaj, ajo vazhdoi 8-vjeçaren dhe unë punën time që kisha sepse punova 50 vjet.

Ardit Gjebrea: Ty të mbeti në mendje ajo?

Sabriu: Unë u bëra 25 vjeç. I dërgova një kushëririn tim sepse ishte fanatizëm atëherë. I thashë i thuaj se atë gocën, dua që ta çoj në shkollë, por bëjnë mirë të ma japin mua sepse e njoh që është familje e mirë dhe ajo gocë mua më pëlqen për të kaluar jetën. Ata i kishin kthyer përgjigjen atij dhe i kishin thënë kushëririt tim se janë dakord, por pa mbaruar shkollën jo. Më 16 gusht të vitit 1971-shit e mora, u martuam. Përfundimisht atë vit, vajta atë vit për bursën dhe më thanë në sektorin e arsimit që këtë vit nuk i doli. Vitin tjetër tha se ajo do të jetë e para, ashtu u  bë. Erdhi viti tjetër, mua më lindi djali i madh dhe detyrimisht…Mamaja ime për 3 ditë në atë kohë, e çova në Librazhd me leucemi në mëlçinë e zezë dhe ndërroi jetë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte mamaja?

Sabriu: 47 vjeç. Ajo na la një brengë të madhe, ishim 5 vëllezër dhe një motër e vogël. Kush do t’i shërbente gjithë atij mileti? I thashë një ditë bashkëshortes, hajde këtu, si do të veprojmë. Të vazhdosh shkollën do të jetë turp, gjithë ky milet këtu, goca është e vogël. Po sikur të mos shkosh në shkollë? Ajo më tha e vështirë është sepse i doli për mjekësi në Vlorë dhe më tha mua: edhe unë e atij mendimi jam. E kapa dhe e përqafova dhe i thashë: pavarësisht se nuk do të shkosh në shkollë, do të jetojmë një jetë të lumtur.

Ardit Gjebrea: Po ti ja premtove…

Sabriu: Ja premtova dhe më ka ngelur peng për të gjithë jetën dhe për këtë e thirra këtu që t’i kërkoj falje publike.

Ardit Gjebrea: Ta kam përmendur ndonjëherë që unë prej teje nuk fillova shkollën?

Sabriu: Jo, asnjëherë, por prapë se prapë e ha në zemër.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni ju?

Sabriu: 2 djem dhe 3 goca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAJADA ÇOMO FESTON DITËLINDJEN/ Vajza i bën urimin e ndjerë: Dhurata më e bukur që mund t’i bëni mamit...
Previous article PO FILMONTE VIDEO ME SHPEJTËSI 258 KILOMETRA/ Gjiko rrëfen aksidentin e frikshëm: Kemi "fluturuar"...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT