• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ATA QË KOMENTOJNË FACEBOOK, U THEM JENI OUT”/ Rama në prezantimin e buxhetit për fermerët: Kemi rritje të eksporteve
Home
Politikë

“ATA QË KOMENTOJNË FACEBOOK, U THEM JENI OUT”/ Rama në prezantimin e buxhetit për fermerët: Kemi rritje të eksporteve

21 November, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama shprehet se është rritur niveli i eksporteve bujqësore në vend në krahasim me vitin 2013. Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për bujqësinë, Rama tha se rritja e eksporteve tregon përmirësimin e kapaciteteve tregtuese në vend.

Ai ka dhe një thirrje për të gjithë kritikët të cilët thonë se bujqësia ka marrë fund, Rama shprehet se këta persona nuk dinë se çfarë flasin, pasi sipas tij, shifrat flasin ndryshe.

“Pse ne kemi vendosur që të heqim rimbursimin e 6% dhe çfarë do bëjmë me atë masë parash që përdorej për rimbursimin. Këto janë të nevojshme për të kuptuar që në fakt është hedhur një hap përpara. Duke vendosur atë skemë të rimbursimit 6% synuam që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar. Shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste por mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri. Duke qenë se në këtë fazë, në këto vite. Një sector i cili gjatë një viti prek, shifrën e 3.5 mld sa mund të impaktohet vetëm nga 9 mln. Sa më shumë kalon koha, dhe strukturohet sektori me grumbullues, prodhues të fuqishëm, tregtues, aq më e pamundur bëhet që në këtë sektor të mbijetosh i vetëm.

Është trendi që të zhvillohet sinergjia mes atij që është në parcelë, atij që e grumbullon prodhimin. Nuk mund të konceptohet që të shkosh më tutje duke qëndruar tek parcela jote, dhe natyrshëm do dalësh në rrugë që të kërkosh nga qielli të shitet prodhimi. Këtu u prek një pikë, që edhe për grumbulluesit, dhe prodhuesit, është e domosdoshme është të jenë të orientuar për të kuptuar tregun e për të mos prodhuar në drejtime që rezultojnë se janë në kundërshti me tendencën e tregut. Sot kemi një rritje të eksporteve bujqësore në krahasim të disa viteve më parë. Atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, u them që jeni out. Nuk dini se për çfarë flisni.

Mjafton të shohim faktet, shohim eksportet. Rritja e përvitshme e eksporteve tregon vetë. Eksportet rriten se rritet prodhimi. Rriten se rriten kapacitetet tregtuese të vendit. Mjafton të shohim tokën që punohet. Në 2013 punoheshin 120 mijë hektarë, ndërsa sot punohet 250 mijë hektarë. Si dhe pse e punojmë kaq shumë? Sepse kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë. Pse nuk punohej toka deri disa vite më parë, sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim. Tjetra që është e rëndësishme, digat, të lëna në mëshirë të fatit. Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara. 80 km argjinatura mbrojtëse të rehabilituara. Fondi në bujqësi për vitin 2022 do të jetë i pakrahasueshëm me atë të vitit 2021, e jo më me ato të disa viteve më parë. Kërkohet që të konceptohet si duhet projekti se si do të hidhen paratë” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Presidentja Osmani: Diskursi nxitës nga Serbia, burim i destabilizimit në rajon
Previous article BUXHETI 2022 PËR BUJQËSINË/ Rama: Të rriten pikat grumbulluese, paratë të shkojnë në mbështetje të bujqve

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT