• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PRESIONET NDAJ GJUHËS/ Bardhyli: Duhet një ligj i ri për të mbrojtur shqipen
Home
Kulturë

PRESIONET NDAJ GJUHËS/ Bardhyli: Duhet një ligj i ri për të mbrojtur shqipen

20 November, 2021 F.autor Kulturë

Në kuadër të panairit të 24 të librit, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli thotë se sfidat e gjuhës shqipe janë të shumta, e për pasojë duhet një ligj i posaçëm, për të mbrojtur shqipen.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora, me gazetare Besmira Pelushaj, Bardhyli pohon se gjuha shqipe po “dëmtohet” nga fjalët e huaja dhe shkurtimet që kanë hyrë në të folurin e të rinjve në rrjetet sociale. Sipas Bardhylit, tekstet e këngëve kosovare kanë ndikuar negativisht gjuhën shqipe.

Alda Bardhyli: “Presionet ndaj gjuhës kanë qenë të mëdha. Gjuha gjithmonë është në  presion. Ka ardhur koha që gjuhëtarët shqiptarë ta mbrojmë gjuhën nga presionet e kohës.

Një ligj për gjuhën do ta ndihmonte shumë gjuhën shqipe. Sfida kryesore  e gjuhës shqipe janë fjalët e huaja, që vijnë në gjuhën shqipe.

Po të shohësh fjalorin e të rinjve me fjalët e shkurtuara. Ka gjithmonë e më tepër një ikje nga gjuha zyrtare. Tekstet e këngëve që na vijnë nga ana tjetër e kufirit, nga Kosova janë pothuajse në masakrim i gjuhës shqipe. Është shumë e rëndësishme të dialogohet edhe të merren nisma të rëndësishme zyrtare, për sa i përket ruajtjes të shqipes nga këto presione.

Akademikët dhe gjuhëtarët janë në një diskutim për mbrojtjen e gjuhës. Kohët e fundit janë botuar studime interesante mbi shqipen nga gjuhëtarë shqiptarë dhe kosovarë.”

Ndër të tjera Bardhyli foli për panairin e Leipzig-ut në të cilin do marrë pjesë dhe vendi ynë. Bardhyli thotë se Shqipëria mund të marrë pjesë dhe si e ftuar nderi në panair vitet e ardhshme. Kjo do ta ndihmonte Shqipërinë në promovimin e letërsisë dhe kulturës së vendit tonë.

Alda Bardhyli: “Panairi i Leipzig-ut i jep mundësi botuesve, shkrimtarëve të dialogojnë me njëri-tjetrin. Falë anëtarësimit të Shqipërisë në panair, tashmë vendi ynë ka  një traditë pjesëmarrjeje në këtë panair. Këtë vit do të jetë e ftuar nderi Austria, pasi çdo vit panairet në Europë kanë një shtet me të ftuar nderi.

Me bisedën që bëra me drejtorin e panairit të Leipzig, në Vjenë, diskutova që Shqipëria, letërsia shqiptare  mund të jetë e ftuar nderi në këtë panair. Pra të ketë një edicion special kushtuar kulturës tonë. Kjo do ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e vlerave tona kombëtare, promovimin e traditës, por edhe letërsisë bashkëkohore. Shqipëria do të përfaqësohet nga më shumë se 3 autorë.”

Nesër 21 nëntor është dita e fundit të panairit të librit, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një asist me kokë nga CR7, Van de Beek ndëshkon për "Djajtë e Kuq" (VIDEO)
Previous article WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Vendasit të papërmbajtshëm, Sarr ndëshkon "Djajtë Kuq" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT