• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYEINSPEKTORI ABUZOI SEKSUALISHT ME 13-VJEÇAREN/ Rrëfimi i ndjerë i nënës: Vajza ka tentuar të vetëvritet…
Home
Breaking News

KRYEINSPEKTORI ABUZOI SEKSUALISHT ME 13-VJEÇAREN/ Rrëfimi i ndjerë i nënës: Vajza ka tentuar të vetëvritet…

20 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një kryeinspektor i Policisë kufitare në Sarandë ka përfunduar në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene vetëm 13 vjeçe, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër i moshuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Shfrytëzuesit”, është arrestuar në flagrancë shtetasi Petraq Rako, 63 vjeç, si dhe shtetasi Stefan Koloi, 62 vjeç, i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni vajzën 13-vjeçare.

Oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Petraq Rako

“Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi Policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses operacioni ‘Shfrytëzuesit’, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit: kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie, trup shërbimi në PKK Rrips dhe S. K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol”, sqaroi Policia e Sarandës.

HETIMI

Policia sqaroi se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi njëmujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Policia thotë se Stefani Koloi ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient (lokal) për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit.

“Punonjësi i Policisë P. R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S. K.”, sqaroi Policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

DENONCIMI

Lokali që shihni në foto përdorej nga 62-vjeçari Stefani Koloi për shfrytëzim prostitucioni. Burimet bëjnë me dije se lokali qëndronte më shumë i mbyllur dhe përdorej vetëm në rastet kur gjendeshin klientë. Dyshohet gjithashtu se edhe efektivi është kapur brenda lokalit në momentin që Policia ka shkuar për të zhvilluar operacionin. Rasti i vajzës është denoncuar më herët nga drejtori i shkollës ku ajo studion, i cili tregonte se nxënësja ishte larguar nga shtëpia e saj dhe jeton me qira në Sarandë. Sipas denoncimit, vajza shkonte gjithmonë vonë në mësime dhe e veshur në mënyrë të ekzagjeruar.

Drejtori tha gjithashtu se e kishte denoncuar në komisariat bashkë me familjarët e vajzës. Për vajzën e mitur është marrë dy herë vendimi që të shkojë në qendër rehabilitimi, por drejtori rrëfen se nuk di çfarë ka ndodhur, pasi vajza jo vetëm nuk është në qendër rehabilitimi, por shkonte sërish në shkollë me vonesë. Drejtori kërkoi ndihmë që të shpëtojë të miturën, duke theksuar se shkolla nuk ka as psikolog që nga muaji shkurt i vitit të shkuar dhe i dukej e palogjikshme që një 13-vjeçare të jetojë e vetme në shtëpi me qira, duke i ditur edhe kushtet sociale të familjes së saj.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në shtëpinë e vajzës në fshat, ndërsa prindërit invalidë të 13- vjeçares treguan se vajza nuk i dëgjon më. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike pasi kanë vetëm invaliditetin e tyre si burim të ardhurash. Nëna tregoi se vajza punoi dy muaj në verë në një market në Ksamil dhe më vonë nuk donte të jetonte më me ta e si rrjedhojë ka dalë vetëm në shtëpi me qira.

“Vajza ka tentuar të vetëvritet”, rrëfen nëna e përlotur, duke u thënë atyre “nuk ju kam prindër”. Gjithashtu tha se djali i familjes është zënë me të motrën, pasi e ka kuptuar se shoqërohej me djem. Edhe pse me miratimin e prindërve, e mitura nuk pranoi të shkonte në qendër rehabilitimi. “Si ka mundësi që shteti nuk bën asgjë?”, ka thënë nëna e vajzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLIDHET PARLAMENTI I RI I NXËNËSVE/ Kushi ftesë bashkëpunimi për luftën kundër dhunës dhe fenomeneve negative në shoqëri
Previous article E RËNDË/ Dhunon bashkëshorten dhe e bën për spital, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT