Kanë mbërritur një natë më parë në fshatin Akërni të Vlorës kamionat me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Sipas informacioneve kamionët ishin me targa të Kosovës dhe të ngarkuar me kontenier.
Të gjithë mjetet sëbashku me materialet që kishin sjellë janë parkuar në fushën ku do të nisin edhe punimet.
Ndërkohë që kujtojmë se pask ditë më parë ka qenë Kryeministri Rama ai i cili ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin ndërtimet për aeroportin e Vlorës.
‘Për pak ditë më në fund, pas një kalvari të vërtetë ne do të bëjmë të njëjtën gjë si sot, duke ngritur kantierin e aeroportit drejt Vlorës. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar, do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza. Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës.”, tha Rama.


