• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARA BISEDIMEVE NË VJENË/ SHBA-ja angazhohet që Irani të mos ketë armë bërthamore
Home
Nderkombetare

PARA BISEDIMEVE NË VJENË/ SHBA-ja angazhohet që Irani të mos ketë armë bërthamore

20 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin se angazhohen që Irani të mos posedojë armë bërthamore, disa ditë para se të rifillojnë bisedimet indirekte në Vjenë të Austrisë, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 e cila kishte kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin tha më 20 nëntor se Uashingtoni do të parandalojë Iranin që të posedojë armë bërthamore dhe do të kundërshtojë “përdorimin e rrezikshëm” të dronëve vetëvrasës në Lindjen e Mesme.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të parandaluar që Irani të ketë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet përmes diplomacisë”, tha Austin gjatë një vizite në Bahrein.

Aleatët arabë të SHBA-së kanë shprehur disa herë shqetësime sa i takon programit bërthamor të Iranit dhe aktivitetet ushtarake të Teheranit në rajon.

“Nëse Irani nuk është i gatshëm të angazhohet seriozisht, atëherë ne do të shikojmë të gjitha opsionet e nevojshme për të mbajtur Shtetet e Bashkuara të sigurta”, shtoi ai.

Që kur presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2018, një seri incidentesh kanë goditur rajonin, duke përfshirë sulme me dronë dhe sulme që kanë shënjestruar anijet në det. Teherani ka ulur angazhimet për zbatimin e marrveshjes.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar se do t’i bashkohet sërish marrëveshjes bërthamore nëse Irani i kthehet zbatimi të plotë të saj.

Bisedimet në Vjenë që synojnë ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, e cila kufizoi ndjeshëm programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, do të rifillojnë më 29 nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AEROPORTI I VLORËS/ Mbërrijnë në fshatin Akërni materialet për nisjen e punimeve (VIDEO)
Previous article DYSHOHET SE KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR/ Arrestohet 58-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT