• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE ME COVID-19 NË VEND/ Epidemiologu apel: Trend stabël por të pavaksinuarit po shpërndajnë virusin
Home
Sociale

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19 NË VEND/ Epidemiologu apel: Trend stabël por të pavaksinuarit po shpërndajnë virusin

19 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu Fabian Cenko foli në Radarin Informativ në ABC në lidhje me situatën e COVID në vendin tonë, referuar rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Cenko u shpreh se përqindja e pozitivitetit ka qenë e lartë prej disa javësh por normale për Shqipërinë. Megjithatë ai theksoi se numri i rasteve mund të jetë akoma më i lartë, për shkak se ka shumë individë që nuk testohen.

“Është e vërtetë që përqindja apo pozitiviteti i testeve është në nivele të larta por normale për Shqipërinë. Çdo ditë 10-15% e testeve rezultojnë pozitivë. Shumica e testeve bëhen për arsye lëvizje. Jemi në një nivel që tregon që pozitiviteti i rasteve është shumë më i madh se kaq. Ka raste që janë në forma të rënda dhe kërkojnë shtrim në spital.

Në këtë periudhë numri i personave të shtruar në spital, tregon që nuk kemi një trend në rritje apo shqetësues. Kemi gati një muaj, që ne vijojmë te kemi një numër rastesh konstant me plus minus 500 raste në ditë.

Ka një përqindje të popullatës që është e pavaksinuar. Në momentin kur ke një popullatë që nuk ruhet apo sistemin shkollor që favorizon shpërndarjen dhe ata persona e kanë shumë të lartë probabilitetin që të infektohen”, tha Cenko.

Ai u shpreh se çdo person që nuk është vaksinuar, e ka të pamundur të shmangë infektimin në një kohë të caktuar. Ai shpjegoi edhe qarkullimin e gripit stinor, duke thënë se pavarësisht përhapjes ai ka rrisk më të ulët se COVID, edhe pse kanë forma klinike të ngjashme.

“Çdo njeri i paimuziuar që nuk vaksinohet do e ketë të pamundur të shmangë infektimin me COVID në një kohë të caktuar. Është një realitet i pritshëm dhe normal. Viti i kaluar ishte një vit kur ndërveprimet e njerëzve me masa kufizuese ishin shumë të larta. Rastet e gripit lidheshin me këtë fakt. Njerëzit po nisin t’i kthehen jetës së tyre.

Ajo që unë do thoja që gripi këtë radhë nga njëra anë do perceptohet si më shqetësues sepse jemi të gjithë në alert. Qarkullimi i lirshëm i gripit në popullatë shoqërohet edhe me imunizim të popullatës.

Gripi është një sëmundje me një rrisk shumë më të ulët se COVID edhe pse kanë forma klinike të ngjashme. Ky grip mund të japë raste të rënda në popullata që janë në rrisk të lartë për gripin”, u shpreh ai. ABC

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MES SHUMË TË NOMINUARVE/ Kledi largohet nga shtëpia e "Big Brother VIP"
Previous article LOJA NGRIVA-SHKRIVA FUT NË KURTH KLEDIN/ Vëllai i madh e surprizon dhe i fut brenda shtëpisë motrën, si reagon ai

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT