• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DERI NË 2022/ SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza
Home
Nderkombetare

DERI NË 2022/ SHBA do të rrisë prodhimin e vaksinave Covid-19 me 1 miliard doza

19 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Administrata Biden njoftoi këtë javë se Shtetet e Bashkuara synojnë të rrisin prodhimin e vaksinës COVID-19 me më shumë se një miliard doza në vitin 2022. Kjo vjen ndërsa ligjvënësit amerikanë po shprehin shqetësim rreth pabarazive në shpërndarjen globale të vaksinave dhe normat e vaksinimit midis vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra, njoftoi Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson.

Përpjekja e Shteteve të Bashkuara për vaksinime në mbarë botën – duke dhuruar më shumë se 235 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende deri më sot – do të shkojë edhe më tej me njoftimin që u bë të mërkurën.

“Ne kemi dhuruar më shumë doza se të gjitha vendet e tjera të marra së bashku. Ne do të vazhdojmë dhe duhet të vazhdojmë të dhurojmë gjithnjë e më shumë doza. Aktualisht, ne po i dhurojmë botës 1.2 miliardë doza. Kjo përfshin marrëveshjen e qeverisë amerikane për të ofruar 1 miliard doza të vaksinës Pfizer për vendet në nevojë përmes programit COVAX“, tha David Kessler me grupin e punës për përgjigjen ndaj Covid-19.

Por njoftimi i kësaj jave vjen pas një presioni në rritje mbi administratën Biden për të shtuar përpjekjet. Edhe ligjvënësit demokratë po kërkojnë të dine përse Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë më shumë për të mbyllur hendekun e vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.

“Edhe pse shumë prej nesh në Shtetet e Bashkuara po marrin vaksina përforcuese, më pak se 5% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë të vetme. Sipas disa vlerësimeve, shumë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta nuk do të kenë qasje tek vaksinat deri në vitin 2023 pa rritje të konsiderueshme në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në mbarë botën”, tha ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro.

Ekspertët amerikanë të shëndetit thonë se ndërsa normat e vaksinimit në Amerikën e Veriut dhe Evropë janë rreth 50%, në Afrikë ato janë deri në 10%.

“Cili është problemi? Cila është pengesa? A po i ndihmojmë sa duhet vendet e Afrikës, sepse edhe një herë, ne shohim pabarazi mes tyre dhe pjesës tjetër të botës”, tha ligjvënësja demokrate Barbara Lee.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë 50 milionë vaksina në Amerikën Latine dhe Karaibe, ligjvënësit thonë se përpjekjet e administratës Biden kanë mbetur shumë prapa.

“Rusia shpërndau vaksinat e saj të para në shkurt të vititi 2021. Kina bëri shpërndarjen e saj të parë në mars të vitit 2021. Administrata e Presidentit Biden nuk bëri asnjë shpërndarje vaksinash deri në qershor”, tha senatori republikan Marco Rubio.

Ekspertët e shëndetësisë u thonë ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara sapo po e arrijnë objektivin për shkak të një sërë faktorësh.

“Kërkesat e brendshme kishin përparësi. Së dyti, ne kemi kaluar nëpër procedura rigoroze për t’u siguruar, që çdo gjë që kemi dhuruar, është e sigurt dhe e besueshme”, thotë Kevin O’Reilly me Departamentin e Shtetit.

Një pikë kthese e mundshme për të luftuar COVID-19 në nivel global? Kompania Pfizer njoftoi të enjten se do të lejojë kompani të tjera të prodhojnë ilaçin e saj antivirale për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Unë mendoj se do të kemi sasi të konsiderueshme të ilaçit anti-viral. Kemi vaksinat plus ilaçin. Është hera e parë që po filloj të shoh një mënyrë sesi mund ta marrim situatën nën kontroll, jo ta eliminojmë, apo të shpëtojmë plotësisht nga virusi”, thotë Dr. David Kessler.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave filloi shqyrtimin e kërkesës së kompanisë Pfizer për autorizimin urgjent të ilaçit anti-viral këtë javë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Matematika që rrëzon Sali Berishën në betejën në PD
Previous article "DO MARRIN MBËSHTETJE..."/ Rama zbulon fondin që ka vënë në dispozicion për shkollat

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT