Një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri, goditi me thikë gruan e tij, Elisa Mulas, fëmijët 2 dhe 5 vjeç dhe nënën e saj, përpara se të vriste edhe veten.
Tragjedia ka ndodhur mes orës 3 të pasdites në via Manin, në Itali jo shumë larg qendrës, ku jetonte vjehrra dhe ku gruaja ishte shpërngulur me fëmijët e saj pas përfundimit të lidhjes me 38-vjeçarin. Kur erdhi policia, u gjendën përballë një skene të tmerrshme: pesë kufoma, mes tyre edhe ata të dy fëmijëve shumë të vegjël.
Gruaja e vrarë nga partneri i saj, i cili më vonë vrau dhe veten në Sassuolo, kishte edhe një vajzë tjetër më të madhe, nga një lidhje e mëparshme, e cila në kohën e ngjarjes së rëndë ishte në shkollë.


