• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I RËNDË NË ITALI/ Ulërimat e Mariolës alarmuan fqinjët, shqiptarja e gjeti të birin 10-vjeçar të vrarë në shtëpi
Home
Breaking News

KRIMI I RËNDË NË ITALI/ Ulërimat e Mariolës alarmuan fqinjët, shqiptarja e gjeti të birin 10-vjeçar të vrarë në shtëpi

17 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Matias i vogël u gjet me një prerje në fyt nga nëna e tij. Ai që i mori jetën duke e goditur me thikë, sipas hetuesve ishte i ati, i cili tentoi vetëvrasjen. 10-vjeçari u vra në mënyrën më barbare, pa një arsye. Kur Mariola Rapaj, 30-vjeçarja shqiptare u kthye në shtëpinë e saj në Vetralla të Viterbese-s në Itali, e gjeti të birin të pajetë.

Matias jetonte me të ëmën, por këtë të mërkurë, nga shkolla rreth orës 13:30 e kishte marrë i ati, Mirko Tonkov. Ndaj 44-vjeçarit polak kishte një urdhër që e ndalonte t’i afrohej ish-partneres dhe djalit të tyre. Për mediat italiane, hetuesit zbuluan se gruaja kishte mbërritur në shtëpi rreth 2 orë më vonë, duke e gjetur të birin tashmë pajetë.

“Nëna sigurisht është në gjendje shoku, sepse sapo ka humbur të birin. Aktualisht po hetojmë ngjarjen e rëndë. Në banesë ishte edhe i ati, që e kishte të ndaluar t’i afrohej gruas dhe djalit”, sqaruan hetuesit për mediat italiane.

Po sipas këtyre të fundit, ishin ulërimat e Mariolës që alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan karabinierët. 30-vjeçarja u kthye nga puna në shtëpi rreth orës 15:30. Nën shok, ishte ajo që zbardhi dinamikën e ngjarjes. Sipas të dhënave të deritanishme, çifti ishte në proces divorci.

Ai ndodhej aktualisht në një spital të Romës, i infektuar me Covid. Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, e gjetën Mirko Tonkov pa ndjenja në një prej dhomave. 44-vjeçari, që deri para pak muajsh punonte në një gomisteri, ndodhet aktualisht në spital.

Mirko ishte i njohur për forcat e policisë për shkak të episodeve të dhunës në të shkuarën. Gjykata e Viterbo një muaj më parë ia kishte ndaluar atij që t’i afrohej familjes.

Shkaqet që e çuan 44-vjeçarin të vriste djalin e tij vetëm 10 vjeç momentalisht janë të paqarta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME KRERËT E DEGËVE/ Bardhi: 5 kryetarë votuan kundër 18 dhjetorit. Frymën e përçarjes e ka përcjellë...
Previous article MERO BAZE/ Banaliteti i formularëve të rremë të "Foltores" dhe partia e re e Berishës

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT