• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHIMBJA JONË ËSHTË E MADHE”/ Afganët nisin të punësohen, ëndrra e fundit është për të emigruar në SHBA (VIDEO)
Home
Sociale

“DHIMBJA JONË ËSHTË E MADHE”/ Afganët nisin të punësohen, ëndrra e fundit është për të emigruar në SHBA (VIDEO)

17 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Klinika dentare e Dritan Gremit ka hapur dyert për afganët që po strehohen në Shqipëri, duke ju dhënë një mundësi punësimi.

Mustafa:Tashmë veç shtëpisë, përkujdesjes me ushqim, kemi edhe një punë të paguar. Por nuk kanë rëndësi paratë, sesa mikpritja që na kanë bërë shqiptarët neve si refugjatë. Dhimbja jonë është e madhe, unë kam humbur babain, ma vranë talebanët, ndërsa familja ka mbetur në Afganistan.

Negib: Unë do të qëndroja në Shqipëri sepse kam punën time këtu mbi atë që kam studiuar. Ndoshta në USA nuk do të punoja në profesion e kjo s’më pëlqen. Unë e dua punën time dhe Shqipëria po ma mundëson këtë. Por është e vështirë sepse gruan me 3 fëmijët nuk mund ti merrja me vete e lutem që ata të më bashkohen se situata në Kabul është kritike.

Laili nga studente e stomatologjisë në Afganistan, ka nisur punën e parë prej 3 javësh në Tiranë. 24 vjeçarja shtatzënë , tashmë ndihet e sigurt edhe për të ardhmen e fëmijës së saj.  Ndërsa Abdyl nga inxhinier në aeroportin e Kabulit po punon në departamentin e shitjes që të qëndrojë bashkë me gruan.

Laili: Nuk e prisja që me ardhjen time të përkohshme në një vend të ri do të gjeja menjëherë punë. Ndaj ndihem shumë e lumtur. Në Shqipëri njerëzit janë shumë bujar. Por kemi vendosur që sapo të mbyllen procedurat të jetojmë në SHBA sepse atje janë zhvendosur të afërmit tanë. Për sa kohë që qëndrojmë në Tiranë e po punojmë jemi të gëzuar. Ndërsa mendohem për jetën e djalit tim, do të jetë shqiptar apo amerikan? Por nuk ka rëndësi, mjafton të lind mirë.

Abdyl: E vlerësojmë shumë ndihmën që po na japin, duke zënë kohën me punë edhe për të mos menduar se çfarë kemi lënë pas. Na kanë pritur shumë mirë, por nuk është e lehtë sepse kujtojmë familjarët tanë që janë ende në Afganistan e kanë nevojë për ndihmë!

Dritani ka shkuar vetë në Shëngjin për t’iu ofruar punë, duke shënjuar jetën e 4 afganëve siç dikur kanë vepruar me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD VIKTIMASH NË GJERMANI/ Merkel: Situatë dramatike nga Covid-19
Previous article NEW YORK RIKTHEN FESTËN E VITIT TË RI/ Kushti që duhet të përmbushet për të marrë pjesë në festimet në “Times Square”

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT