• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“AS I VJETËR, AS I RI…”/ BSH nis fushatën për ndryshimin e terminologjisë: Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të
Home
Ekonomi

“AS I VJETËR, AS I RI…”/ BSH nis fushatën për ndryshimin e terminologjisë: Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të

17 November, 2021 s.autor Ekonomi

“Monedha jonë nuk është as e vjetër dhe as e re, është thjesht lek”. Kështu deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të promovuar fushatën për ndryshimin e terminologjisë për vlerën e lekëve.

Në fakt një problematikë prej dekadash, çështja e lekëve ‘të reja’ dhe ‘të vjetra’ në Shqipëri dhe për të ndryshuar njëherë e mirë këtë gjë, BSH kërkon dhe ndihmën e mediave, shkollave e institucioneve.

“As i vjetër e as i ri, jam thjesht lek!”, është fushata e çelur nga BSH, një iniciativë që synon edukimin financiar të publikut dhe çrrënjosjen e termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se këto terma shkaktojnë konfuzion. Nga një anketë ka rezultuar se për vlerën ‘500 lekë’, 54% e të anketuarve thonë “5 mijë”.

“Komunikimi i gabuar ndodh më rrallë në institucione. Disa kategori flasin më shumë me ‘lek të vjetër’. Vlera e kartëmonedhës është ajo e shkruar mbi të. Të mos e çojmë këtë mesazh të gabuar te brezi i ri. Ta lëmë pas përgjithmonë terminologjinë e gabuar”, tha Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NË ITALI/ Pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Draghi, ja temat që priten të diskutohen
Previous article ME DORËN NË ZEMËR DHE NË GJENDJE SHOKU/ Vëllai i jep puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT