• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARJA MË E MIRA NË ANGLI/ Fiton mes 150 pjesëmarrësve për doktoraturën kundër kancerit
Home
Sociale

SHQIPTARJA MË E MIRA NË ANGLI/ Fiton mes 150 pjesëmarrësve për doktoraturën kundër kancerit

17 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë.

Ajo arriti të fitojë bursën për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën kundër Covid-19.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Donika rrëfeu gjithçka, nga mënyra se si i lindi dëshira për të studiuar mjekësi deri te plotësimi i ëndrrës së saj.

“Unë studioj bazën molekulare të sëmundjeve, më shumë jam e fokusuar për kancerin. Mbarova bachelorin dhe aplikova për master në Oxford dhe ashtu bëra. Unë e provova se gjithmonë kam ecur gjithmonë me idenë që duhet ta provoj diçka që ta di.

Unë jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Këtu studenti merr bursë të plotë për të kryer doktoraturën, merr bursë për të siguruar jetesën. Shkollën 9-vjeçare e kam bërë në Dibrën e Madhe dhe më pas fitova një bursë në shkollën e mesme në Strugë. Aty e fokusova edhe më shumë idenë për të studiuar jashtë.

Në moshën 11-vjeçare humba një person shumë të dashur, gjyshen time nga kanceri i pankreasit dhe këtu fillova ta dua artin e mjekësisë sepse për mua mjekësia është art. Për ironi të fatit projekti im fokusohet te kanceri i pankreasit”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISJA ME REJËN/ Zbulohen prapaskenat për Armando Brojën
Previous article "SPIUNIM"/ Tregoi për cigaret e konsumuara gjatë festës, banorët revoltohen me Ilirin

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT