• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË KUFI ME BJELLORUSINË/ Përleshje mes forcave polake dhe emigrantëve, hidhet gaz lotsjellës
Home
Nderkombetare

KRIZA NË KUFI ME BJELLORUSINË/ Përleshje mes forcave polake dhe emigrantëve, hidhet gaz lotsjellës

16 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Emigrantët e bllokuar në Bjellorusi janë përleshur me ushtarët polakë në kufirin mes dy vendeve. Ata kanë hedhur gurë dhe gjësende të forta në rojet e armatosura rëndë, të cilët u kundërpërgjigjën me topa uji dhe gaz lotsjellës.

“Emigrantët po përpiqen të shkatërrojnë gardhin dhe të shkojnë në Poloni. Shërbimet tona përdorën gaz lotsjellës për të zmbrapsur ata”, shkroi Ministria e Mbrojtjes e Polonisë më 16 nëntor në rrjetin social Twitter.

Ministria postoi një video e cila shfaqte dhunën që ndodhi në pikën kufitare të Kuznicës. Situata në kufirin mes Polonisë, e cila është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë është përkeqësuar ditët e fundit.

Mijëra njerëz, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë të ngecur në kampe të improvizuara në kushte të vështira në anën bjelloruse të kufirit me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Ata po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian. BE-ja po e akuzon udhëheqësin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, se po dërgon në mënyrë të organizuar emigrantë në kufijtë e BE-së. Kjo, sipas BE-së, po ndodhë si shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve të vendosura pas zgjedhjeve presidenciale në gusht 2020, kur Lukashenko shpalli fitoren, pavarësisht akuzave nga opozita dhe perëndimi se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Pas zgjedhjeve, Bjellorusia u përfshi nga protestat e opozitës të cilat u goditën me forcë nga regjimi i Lukashenkos.

Shumica e liderëve të opozitës janë larguar nga vendi për të shmangur arrestimin.

Qeveria e Lukashenkos, e cila mbështetet nga Rusia, ka mohuar akuzat e BE-së se po i përdorë migrantët si mjet shantazhi dhe akuzon bllokun për shkelje të të drejtave të njeriut duke refuzuar ata të aplikojnë për azil.

Më 15 nëntor, Bashkimi Evropian ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë ndërkohë administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se gjithashtu është duke përgatitur sanksione të reja.

Lukashenko përsëriti më 16 nëntor se dëshiron që të shmangë mundësinë që kjo krizë të kthehet në “konflikt të nxehtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË BËNTE TË NDIHESHE..."/ Kompany i thur elozhe ish-shokut të skuadrës dhe zbulon rivalin më të “bezdisshëm”
Previous article "EURO 2023" U-21/ Shqipëria pa Muçin, gati kthesa kundër Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT