• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STREHIMI I AFGANËVE/ Blinken letër Xhaçkës: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon
Home
Politikë

STREHIMI I AFGANËVE/ Blinken letër Xhaçkës: Mirënjohje Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon

16 November, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në letrën që iu dorëzua ministres nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Blinken shpreh ndër të tjera mirënjohje ndaj Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon për mikpritjen e afganëve. Po kështu ai vlerëson
kontributin e Shqipërisë gjatë operacioneve të NATO në Afganistan dhe thekson se SHBA-të vlerësojnë thellë marrëdhënien e ngushtë me Shqipërinë.

Në letër, Blinken përgëzon Xhaçkën për ndërhyrjen në Ministerialin e NATO-s së 20 gushtit.
“Kontributi i Shqipërisë, vërteton seriozitetin ndaj NATO-s duke angazhuar ndër vite 4 mijë trupa. Besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në letër.

LETRA E PLOTË

Shkëlqesisë së Saj,
Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka

E dashur Zonja Ministre,
Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar njerezit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t’ju përgëzoj Juve për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm.

 

 

Shqipëria edhe një herë ka demostruar përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s duke kontribuar me kapacitete njerëzore dhe ushtarake për “Resolute Support Mission” në Afganistan, duke dislokuar më shumë se 4000 trupa ushtarake në Afganistan përgjatë operacioneve atje. Ju falenderoj për këto dislokime përkrah forcave tona dhe në veçanti për pesë dislokimet e përbashkëta me shtetin tuaj partner, Gardën Kombetare të New Jersey. Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Ndëkohë që evakuimi dhe zhvendosja e afganëve në rrezik vazhdon ende, ne po ashtu jemi mirënjohës për kontributin tuaj me personel në objektin e Bektel në Kosovë.
Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshem dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, tu mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurt jetën e përditshme për shumë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta.
Sinqerisht,
Antony J. Blinken

Letra Blinken Ok
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2022/ Bozo: Ndërtimi në fokus, tragjedia e tërmetit të 2019 tregoi se kemi probleme, vëmendje dhe pensionistët
Previous article SHPËRNDANIN KANABIS/ Kapen dy vëllezërit në Tiranë, në pranga dhe "taksisti" që shiste kokainë

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT