Në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit mbrëmjen e së shtunës në Astir, kanë dalë detaje të reja. Sipas burimeve, dy viktimat janë takuar bashkë mesditën e të shtunës dhe me ta ka qenë një vajzë.
Vajza është një e afërme e Mihasit e cila ka hipur në makinë rreth orës 16:36 dhe rreth orës 19:00 dhe ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë.
Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka treguar para policisë se me dy djemtë vetëm kishin shëtitur me makinë dhe asgjë tjetër, gjithashtu ajo është shprehur se pasi ka zbritur, disa minuta para vrasjes, Mihasi i ka dërguar një mesazh teksa i ka nisur vetëm një trëndafil.
Sakaq, ka treguar se asnjëri prej viktimave nuk ishte i shqetësuar dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë deri në ato momente. “Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,” ka thënë ajo.
Kujtojmë se vrasja ka ndodhur rreth orës 19:30, ditën e shtunë.


