• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTOHEN INFEKTIMET/ Nuk respektohen masat! Gjirokastra e fundit në listë për vaksinimin e të rinjve
Home
Aktualitet
Kronikë

SHTOHEN INFEKTIMET/ Nuk respektohen masat! Gjirokastra e fundit në listë për vaksinimin e të rinjve

14 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në dhjetë ditët e fundit në Gjirokastër ka trefishim të rasteve me Covid-19 çka ka krijuar një situatë kritike ku mbi 50% e të testuarve rezultojnë pozitiv me virusin. Pjesa më e madhe e të prekurve janë të rinj të pavaksinuuar dhe momentalisht Gjirokastra ndodhet në vendin e fundit në vaksinimin e moshave të reja.

“Grupmoshat, ose ata që janë dhe më problematikat në lidhje me përhapjen e COVID në rrethin e Gjirokastrës janë vetëm moshat e reja, pasi ata janë të pavaksinuar. Në qoftë se ne si Gjirokastër mbanim vendin e parë në lidhje me vaksinimin e grupmoshave të treta 60+, deri në këto çaste mbajmë vendin e fundit në lidhje me vaksinimin e grupmoshave të reja për arsye se në të gjitha institucionet arsimore ka persona të cilët janë COVID pozitiv. Në rrethin e Gjiropkastrës kemi 4 vatra.”- tha laboranti i NJVKSH Gjirokastër, Arenc Brahimi.

Sipas ekspertëve në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër edhe një 27-vjeçar i pavaksinuar është në gjendje të rëndë për shkak të COVID.

“Ka qenë një rast në moshë të re 27 vjeç, personi ishte i pavaksinuar, s’kishte asnjë sëmundje tjetër. Po të vini re vetëm në institucionet bankare mbajnë maskë, as në supermarkete, qoftë edhe ambientet e tjera në njësitë e shërbimit nëpër lagje.”-tha më tej laboranti Arenc Brahimi.

Në qytetin e Gjirokastrës ka mungesë të respektimit të masave anti-covid ndërsa një pjesë e qytetarëve shprehen se vaksinimi është një domosdoshmëri.

“Të tëra gjërat duhen bërë sa është rregulli. Po vijmë nga gjermani, dhe atje pa maska nuk të linin të futeshe brenda, nuk bëhet fjalë.”-thanë qytetarët.

Sa i përket vaksinimit të adoleshentëve mbi 16 vjec deri më tani në Gjirokastër janë injektuar 350 doza ndërsa ende nuk ka asnjë të vaksinuar në radhët e fëmijëve +12 vjec.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR DY VAKSINA!" Prindërit e Majlinda Bregut në gjendje të rëndë nga COVID: Po luftojnë që mos na bëjë “hatanë”
Previous article PAS POLEMIKAVE ME KESSIE/ Milani blindon liderët, rinovimet kushtojnë 80 milionë euro

F.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT