• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E TAJVANIT/ SHBA dhe Kina, paralajmërime serioze përpara takimit të Joe Biden dhe Xi Jinping
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA E TAJVANIT/ SHBA dhe Kina, paralajmërime serioze përpara takimit të Joe Biden dhe Xi Jinping

14 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës kanë shkëmbyer paralajmërime serioze lidhur me çështjen e Tajvanit, përpara takimit virtual të së hënës mes udhëheqësve të dy vendeve.

Takimi virtual i Presidentëve Joe Biden dhe Xi Jinping, vjen nën një sfond tensionesh në rritje, të cilat lidhen pjesërisht me Tajvanin, një vend demokratik, që vetëqeveriset, e që Pekini pretendon se është territor i tij. Të tjera çështje që kanë krijuar tension mes palëve janë ato që lidhen me tregtinë, të drejtat e njeriut e çështje të tjera.

Gjatë një telefonate të zhvilluar të premten me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për të diskutuar çështje që lidhen me takimin e nivelit të lartë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken parashtroi shqetësimin mbi “trysninë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike” të Pekinit ndaj Tajvanit.

Zoti Wang paralajmëroi rreth rrezikut që paraqesin ato veprimeve të SHBA-së që mund të lexohen si mbështetje e “pavarësisë së Tajvanit”.

Në vitin 1979 Uashingtoni ndryshoi njohjen diplomatike nga Taipei tek Pekini, por sipas një akti të Kongresit të miratuar po atë vit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan t’i ofrojnë armë Tajvanit për vetëmbrojtje.

Qeveria amerikane është e kujdesshme të mos tregojë se e njeh Tajvanin, e për këtë qasje gëzon mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres. Këtë muaj një grup ligjvënësish vizituan ishullin, një veprim që ka shkaktuar zemërimin e Pekinit.

“Çdo bashkëpunim dhe mbështetje ndaj forcave që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit minon paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe do të kthehej në bumerang”, i tha zoti Wang zotit Blinken, sipas një njoftimi të autoriteve kineze të lëshuar të shtunën, i cili i referohej telefonatës së kryer mes tyre.

Vitet e fundit Kina ka rritur aktivitetetin ushtarak pranë Tajvanit. Në fillim të tetorit Pekini dërgoi një numër rekord avionësh në atë që njihet si zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

Uashingtoni e ka treguar vazhdimisht mbështetjen e tij për Tajvanin përballë asaj që e ka përshkruar si agresion kinez./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 14 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Previous article FIRMOSET MARRËVESHJA NË UASHINGTON/ Katari përfaqëson interesat diplomatike të SHBA-ve në Afganistan

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT