• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ Si bëhej transporti i klandestinëve drejt vendeve të BE-së: Siguronin…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET SKEMA/ Si bëhej transporti i klandestinëve drejt vendeve të BE-së: Siguronin…

14 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet shqiptare kanë goditur një rast të trafikut të klandestinëve nga vendet e treta për në Shqipëri, më pas drejt Bashkimit Evropian.

Sipas policisë, një person është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim. Po ashtu u proceduan penalisht, 7 shtetas të tjerë të huaj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy persona, në bashkëpunim dhe me të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike. Më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në menyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni i koduar “THE INVITATION”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Si dhe procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë të huaj.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “THE INVITATION”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

H. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi sirian K. A., 40 vjeç, banues në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në menyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proceduan penalisht dhe 7 shtetas të huaj, për veprën penale “ Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht shtetasit :

A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIME NË RRJET/ Kufizime energjie në Tiranë e Krujë gjatë ditës së nesërme
Previous article DIGJET NJË MAKINË NË LAZARAT/ Shihni ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shuar zjarrin

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT