• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kukësi shkëlqen në miqësore, i jep leksion Fenerbahçes
Home
Futboll

Kukësi shkëlqen në miqësore, i jep leksion Fenerbahçes

13 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Kukësi zhvilloi në Antalia miqësoren e tretë të minifazës përgatitore. Pasi mposhtën Kajserisporin dhe Bursasporin, kampionët e Shqipërisë regjistruan një tjetër rezultat pozitiv, kësaj here ndaj gjigandëve të Fenerbahçes. Verilindorët barazuan 2-2, teksa të 2 golat i pësuan me 11-metërsh.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të skuadrës së drejtuar nga Pakult, ndërsa në pjesën e dytë turqit arritën ta barazonin rezultatin. Fenerbahçe e ka vlerësuar maksimalisht Kukësin teksa ka hedhur në fushën e lojës lojtarët më të mirë. Në minutat e fundit në momentin e akordimit të penalltisë së dytë pati edhe disa minuta tension dhe përleshje mes lojtarësh dhe drejtuesish

Elis Bakaj kalon në avantazh Kukësin, me anë të një super goli të realizuar në minutën e 28-të. Në minutën e 34-t, Kukësi shënon golin e dytë me anë të futbollistit Bujar Idrizi, i cili ka goditur saktë nga brenda zonës, duke shkundur për herën e dytë rrjetën e Fenerbahçes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pakult zhvilloi një lojë spektakolare në pjesën e parë duke qenë superiore ndaj gjigandëve të Fenerbahçes.

Skuadra turke ngushton diferencën në minutën e 49-të me anë të Xhulianos, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u shkaktua nga Shameti. Lojtarët e Kukësit nuk ishin dakord me vendimin e gjyqtarit. Në minutën e 90-të, gjyqtari akordon një tjetër penallti në favor të Fenerbahçes.

Ky koment ka shkaktuar tension dhe përplasje mes lojtarëve të Kukësit dhe atyre të skuadrës turke. Pas disa minutash loja ka rifilluar dhe Fernandao ka barazuar shifrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Humbëm 260 kilogramë, dhe pas 11 vitesh arritëm të bënim seks", rrëfimi i çiftit obez që i habiti të gjithë
Previous article Flet ish-ministri i Brendshëm: Haki Çako duhet të ishte larguar me kohë nga kreu Policisë

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT