• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTON MOCIONI KUNDËR ZAEVIT/ Opozita nuk bën kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh, njëri bojkoton nismën
Home
Rajon

DËSHTON MOCIONI KUNDËR ZAEVIT/ Opozita nuk bën kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh, njëri bojkoton nismën

12 November, 2021 s.autor Rajon

Ka dështuar tentativa e parë e opozitës maqedonase për ta rrëzuar kryeministrin Zaev dhe qeverinë e tij. Opozita pretendon se ndalimi pa vullnetin e vet i njërit prej deputetëve e bëri të pamundur kuorumin e duhur.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, arriti të enjten ta shmangë mocionin për rrëzimin e qeverisë së tij, pasi opozita nuk i siguroi dot votat e nevojshme.

Pak para mesnatës, kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, konstatoi mungesë kuorumi apo më pak se 61 deputetë që do duheshin për seancën.

Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare u larguan me aludimin se partitë në pushtet kishin kapur dhe “rrëmbyer” Kastriot Rexhepin, deputetin e Lëvizjes Besa që ditë më parë firmosi për ta rrëzuar qeverinë.

Rexhepi u shpreh me videomesazh se ndërroi mendje pasi mund të dëmtonte aspiratat euroatlantike të vendit.

“Kjo që ndodhi në Parlament janë metoda të shekullit të 16-të dhe 17-të. Ai duhet të kishte ardhur në Parlament dhe të kishte votuar kundër. Ky është turp i madh për demokracinë,” deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lidhja Socialdemokrate e Zaevit i hodhi poshtë pretendimet e opozitës.

“Mickoski gënjeu më parë kur tha se ka shumicën, madje ne, shumica aktuale parlamentare, do vijmë duke u rritur. Vetëm për të ardhur në pushtet u bashku me ata që janë anti-NATO, anti-BE.”

Opozita maqedonase nuk do të ketë të drejtë të kërkojë mocion tjetër mosbesimi për 90 ditët e ardhshme pa siguruar të paktën 61 firma deputetësh.

Ndërkohë kryeministri Zaev, bashkë me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, vijon misionin që ai e nisi në vitin 2017 dhe u mandatua sërish nga qytetarët në qershor 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Protagonist i "Love Story" do të jetë djali i Robert Aliajt (FOTOT)
Previous article U AKSIDENTUA NJË DITË MË PARË/ Bashkëshortja e Gaz Pajës tregon gjendjen e tij shëndetësore

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT