• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEN LAJMI NGA OBSH/ Edhe Shqipëria do marrë ilaçin kundër COVID
Home
Sociale

VJEN LAJMI NGA OBSH/ Edhe Shqipëria do marrë ilaçin kundër COVID

11 November, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub deklaroi se nëse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miraton përdorimin e antiviralë të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, edhe vendi ynë do të përfitojë edhe përmes mekanizmit Covax.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye. Ajo do të behët e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin  e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson aksesin e vendeve që nuk mund ta blejmë këtë medikament në tregun farmaceutik”, tha Rockenschaub në një intervistë për “Tv Klan”.

Përsa i përket procesit të vaksinimit, Rockenschaub thotë se Shqipëria ke përmbushur objektivin e vendosur nga OBSH për vaksinimin e 40 % të popullsisë target deri në fund të 2021. Një apel ka edhe për studentët.

“Shqipëria ka një progres të mirë përsa i përket vaksinimit është në trajektoren për të arritur objektivi që ka vendosur OBSH, mbi 40 % të popullsisë deri në fund të vitit 2021. Deri tani Shqipëria është diçka më shumë se 40 %. Problemi është si të rritet kjo përqindje dhe si të realizohet vaksinimi tek ata që janë hezitues. Ne i inkurajojmë studentët të vaksinohen pasi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ta, por edhe për familjarët dhe të afërmit e tyre. Ata duhet të vaksinohen dhe t’i besojnë shkencës si akademik të ardhshëm”.

Për vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Coronvac, Rockenschaub thotë se OBSH e ka dhënë vendimin e saj.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion sh i mirë për shoqërinë për ta përdorur”.

Në lidhje me situatën e Covid, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri thotë se duhet të rrisim vigjilencën dhe të vijojmë me vaksinim dhe masat për të mbajtur të qëndrueshëm situatën.

“Për momenti situata është e qëndrueshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe ta monitorojmë atë në mënyrë të vazhdueshme pasi shumë vende, dhe ato fqinjë ka rritje të rasteve. Prandaj duhet monitoruar situata. Megjithëse ne i kemi mjetet efektive, vaksinimi dhe mbajtja e masave. Dhe po shihet çfarë do bëhet me dozat e treta pasi u vu re që Izraeli e mundi pandeminë me vaksinim”.

Prej Janarit Shqipëria ka vaksinuar plotësisht 915 mijë persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA NË LEZHË/ Si t'ia hedhësh pa gjobë...
Previous article "PËR SHUMË VITE KAM KËRKUAR TË SHKOJA TEK MILAN"/ Kjaer: Ja çfarë do të ndryshoja nga karriera ime

F.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT