• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINAT COPASH/ Pamjet e aksidentit të frikshëm në mes të Tiranës që shkaktoi dy viktima (VIDEO)
Home
Breaking News

MAKINAT COPASH/ Pamjet e aksidentit të frikshëm në mes të Tiranës që shkaktoi dy viktima (VIDEO)

11 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

2 viktima, është ky bilanci i rëndë i një aksidenti që u shkaktua për shkak të papërgjegjshmërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti “Citoren” me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë Emirjan Doko, i cili ka qenë i dehur në timon, ka qarkulluar me shpejtësi si dhe është futur me semafor të kuq. Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë 20-she.

Nuk dihet nëse arma ishte me leje dhe as përse Doko e mbante atë me vete, ndërsa policia ka nisur hetimet. Doko është dërguar në Spitalin e Traumës, ka politraumë dhe dëmtime frakturash. Ai ka marrë plagë në kokë dhe në gjymtyrët e poshtme, në kofshë. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja aktuale paraqitet serioze.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

https://www.cdnimpuls.com/video/618cd50357923.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË TIRANË/ Del FOTO e njërit prej viktimave, ky është Luan Cenollari
Previous article TRONDIT ish-deputeti i PD-së: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni

s.autor

Postime të ngjashme

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT