• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRHAPJA E DELTA PLUS NË GJERMANI/ Të hënën dërgohen në Gjermani mostra të tjera
Home
Rajon

PËRHAPJA E DELTA PLUS NË GJERMANI/ Të hënën dërgohen në Gjermani mostra të tjera

11 November, 2021 s.autor Rajon

12 raste pozitive me variantin Delta Plus janë konfirmuar dje në Kosovë, pas testimit të 70 mostrave në një laborator në Gjermani. Të hënën do të dërgohen edhe mostrat e dy javëve të fundit për testim atje.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%),

IKSHPK planifikon që të hënën më 15.11.2021 të dërgojë mostrat e tjera pozitive me SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit, përmes të njëjtit projekt, me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ministria ka bërë thirrje që të zbatohen vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid, si dhe të vaksinohen.

“Duke pasur parasysh akoma numrin e lartë të personave aktiv që mund të bartin infeksionin dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithëve që t’i zbatojnë vendimeve të fundit të Qeverisë dhe të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i masave me një dinamikë të shtuar të kontrollit nga ana e Inspektorateve dhe Policisë së Kosovës për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjike dhe në uljen e numrit të vdekjeve.

Gjithashtu, i bëhet thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë me qëllim të mbrojtjes nga secili variant i SARS-COV-2 dhe arritjen sa më të shpejtë të imunitetit me vaksinën kundër Covid-19 duke u vaksinuar plotësisht”, thuhet në komunikatën e MSh-së. Komunikata e plotë:

Prishtinë, 10. 11. 2021

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar rezultatet për mostrat e dërguara në dërgesën e pestë për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani.

Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%),

IKSHPK planifikon që të hënën më 15.11.2021 të dërgojë mostrat e tjera pozitive me SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit, përmes të njëjtit projekt, me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë.

Situata me COVID-19 në Kosovë, sipas analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 paraqet rënie të numrit të rasteve për 19.11% krahasuar me dy javët e fundit. Gjithashtu edhe trendi i rasteve të vdekjeve të raportuara nga SHSKUK dhe spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po hulumtojnë dhe gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve, detektimin e hershëm të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut për variantin e ri Delta PLUS.

Pasi që janë detektuar 12 raste SARS CoV-2 varianti AY.4-like Delta Plus në Kosovë (20.33%), edhe-pse varianti Delta akoma është dominant (79.66%), ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus.

Duke pasur parasysh akoma numrin e lartë të personave aktiv që mund të bartin infeksionin dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithëve që t’i zbatojnë vendimeve të fundit të Qeverisë dhe të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i masave me një dinamikë të shtuar të kontrollit nga ana e Inspektorateve dhe Policisë së Kosovës për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjike dhe në uljen e numrit të vdekjeve.

Gjithashtu, i bëhet thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë me qëllim të mbrojtjes nga secili variant i SARS-COV-2 dhe arritjen sa më të shpejtë të imunitetit me vaksinën kundër Covid-19 duke u vaksinuar plotësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJA E BERISHËS/ Arian Çani: Amerikanët nuk janë naivë, kanë gjithmonë një plan B
Previous article MILANI SHPALL RAIOLËN "NON GRATA"/ Mbrojtësi kuqezi diskuton vetë rinovimin

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT