• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Santos: Shqipëria gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Santos: Shqipëria gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

10 November, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Pas tre ditësh të një misioni faktmbledhës në Shqipëri, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka publikuar një komunikatë për shtyp. Në këtë komunikatë, raportuesja Santos konsideron, se Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare dhe Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian duhet ta bëjë këtë realitet.

Sipas Santos vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka që i është kërkuar për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Santos u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që më në fund të caktojnë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (IGC).

Në të njëjtën kohë, ajo këmbënguli se që përpjekjet për procesin e zgjerimit të kenë sukses, duhet të mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi mes mazhorancës shqiptare dhe opozitës ndaj mosmarrëveshjeve politike. Lidhur me këtë Santos është shprehur: “Unë besoj se hapja e negociatave do të angazhonte më tej aktorët e ndryshëm politikë të Shqipërisë që të përballen së bashku me sfidat e mbetura dhe të kenë sukses në përpjekjet për ta bere Shqiperine anëtare te BE-së.

Prandaj jam e lumtur të shoh që pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi ka mundur të rifillojë punën e tij dhe ka dialog demokratik mes mazhorancës dhe opozitës. Ky dialog politik është vendimtar për reformën në sistemin e drejtësisë dhe vazhdimin e procesit të vetingut të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë vlen edhe për diskutimet për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.

Santos i është referuar gjithashtu mbështetjes financiare të Bashkimit Europian në Shqipëri. “Jam vërtet e impresionuar nga cilësia e projekteve të shumta që Bashkimi Evropian financon në Shqipëri. Jo vetëm me fondet e para-anëtarësimit që vazhdojnë të ndahen, por edhe me ndihmën e posaçme për rindërtimin nga tërmeti – tani po shohim shumë investime të ndryshme, duke përfshirë shkolla shumë cilësore, që janë rindërtuar me ndihmën evropiane. Ata janë prova e vërtetë që BE-ja është tashmë në Shqipëri dhe se integrimi i popullit shqiptar në BE në fakt po ndodh çdo ditë falë kësaj pune“ tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRENELL PAGUHET NGA SERBIA? Serwer: Më sillni prova dhe do i dërgoj te Drejtësia
Previous article RINDËRTIMI/ Nis shpërndarja e banesave të reja, hidhet shorti në Bubq

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT