• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MODERNIZIMI NË FOKUS”/ Çuçi: Në janar rritje page për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve
Home
Politikë

“MODERNIZIMI NË FOKUS”/ Çuçi: Në janar rritje page për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve

9 November, 2021 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për policinë e Shtetit ka theksuar se vëmendje kanë rritja e pagave dhe investimet për të përmirësuar teknikat dhe mënyrat për të luftuar krimin.

Sipas tij punonjësit e policisë së shtetit që punojnë larg vendbanimeve do të kenë një bonus deri në 150% të pagës aktuale që ato marrin për ti motivuar dhe për ta bërë më të lehtë shpenzimet që ato kanë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe kontrolli në territor do të ngrihen në një tjetër dimension. Shumë të rinj dhe të reja shohin te ky institucion vlerat për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë. Ne po rinovojmë trupën dhe kapacitete profesionale. Plaga e pandemisë dhe vështirësitë që sjell kjo krizë nuk penguin rritjen për buxhetin e shtetit për policinë. Që në vitin e parë të mandatit tonë të tretë kemi një rritje prej 4% ndaj buxhetit për ministrinë e Brendshëm, për të rritur prioritete tona në fushën e sigurisë.

Sfida jonë mbetet gjithmonë vetvetja dhe jemi në momentin që duhet të bëjmë një kapërcim tjetër të madh që është rritja e pagave për punonjësit që punojnë larg vendbanimeve dhe për pajisjet teknologjike të inteligjente. Ne do të shtojmë buxhetin në mënyrë absolute dhe do të rialokojmë buxhetin që ka qenë deri më sot. Bonusi që do të përfitojnë punonjësit e policisë së shtetit. Policia është në krah të publikut gjithmonë, dhe trajtimi mirë financiarë për to duhet që të kenë një tjetër vlerësim. Punonjësit që punojnë larg vendbanimit të tyre do të përfitojnë një pagë deri në 1505 ndaj pagës aktuale. Vetëm sot që flasim janë rreth 1200 punonjës që përfitojnë nga ky bonus, ky është një numër që ndryshon në vijim të ndryshimeve që bëhen. Ne jemi të vetëdijshëm në kuadër të vështirësisë që ato kanë, ndaj do të ketë një trajtim të veçantë për to. Ky do të ketë impact në buxhetet e familjarëve të tyre. Nuk është e lehtë që të punohet larg vendbanimit ndaj dhe ky ndryshim do të fillojë që në janar të 2022.

Do të ketë shtesë në investimet në fushën e sigurisë”, ka thënë Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan
Previous article DEBAT TE "LIGJET"/ Veliaj: Ju kam mundur dy herë, por sot erdha të zgjidhim ca halle…

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT