• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 VIT PA KOÇO DEVOLEN/ Agron Llakaj: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe paçja se e ha një shoku i presidentit, por jo ti…
Home
Sociale

1 VIT PA KOÇO DEVOLEN/ Agron Llakaj: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe paçja se e ha një shoku i presidentit, por jo ti…

8 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.

“Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi, urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço, sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…”, shkruan Llakak mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Ehhh mor Koço Devole…

Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.

Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.

Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,

Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .Mirënjohje pa fund !

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA ERDHI NË DHOMË DUKE QARË"/ Vajzat shqiptare sqarojnë FOTON me Miss Serbia që u bë virale
Previous article MERCK APO PFIZER? Cila pilulë është më efektive kundër COVID dhe sa të sigurta janë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT