• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Një gjykatë apeli bllokon përkohësisht rregullin e administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm
Home
Nderkombetare

SHBA/ Një gjykatë apeli bllokon përkohësisht rregullin e administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm

8 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë federale e apelit në SHBA bllokoi përkohësisht të shtunën rregullin e administratës së presidentit Biden, sipas së cilit punonjësit në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme “të mëdha statutore dhe kushtetuese” me këtë rregull.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Pestë në New Orleans vjen pasi shumë shtete të udhëhequra nga republikanët ndërmorën sfida ligjore kundër rregullit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 4 janar.

Në një deklaratë, juristja e Departamentit të Punës, Seema Nanda tha se Departamenti ishte “i sigurt në autoritetin e tij ligjor” për të lëshuar këtë rregull që do të zbatohet nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA).

“Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i jep qartë autoritetin OSHA-s për të vepruar shpejt në rast urgjence kur agjencia konstaton se punëtorët janë nën një rrezik të madh dhe është i nevojshëm një standard i ri për t’i mbrojtur ata,” tha ajo. “Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta mbrojtur këtë standard në gjykatë.”

Qëndrimi vjen dy ditë pasi administrata Biden bëri publik rregullin, i cili u përball menjëherë me sfidat për veprime ligjore nga guvernatorët republikanë dhe të tjerë, të cilët argumentuan se ai tejkalonte autoritetin ligjor të administratës.

Urdhri i gjykatës i së shtunës erdhi si përgjigje ndaj një peticioni të përbashkët nga disa biznese, grupe interesi dhe shtetet e Teksasit, Luizianës, Misisipit, Karolinës së Jugut dhe Jutas. Rregulli po përballet gjithashtu me sfida të veçanta ligjore përpara gjykatave të tjera.

Urdhri prej dy faqesh i kërkon administratës Bidenit që t’i përgjigjet kërkesës për ta anulluar në mënyrë të përhershme rregullin deri të hënën pasdite./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PËRJETUAR ANKTH"/ Teuta Krasniqi flet për gjendjen emocionale që kaloi pas ndarjes nga Blero
Previous article I VIHET TRITOL NJË SERVISI CELULARËSH NË YZBERISHT/ Detajet e para nga ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT