Stresi ishte i ftuar në dasmën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, diçka që ai e kupton si shenjë respekti. Ndaj, ata do të jenë të vetmit të ftuar në dasmën e tij në Santorini.
Reperi është në një lidhje serioze dashurie me Kejsin, vajzën që shpejt, do të bëhet bashkëshortja e tij.
Këtë e deklaroi vetë Stresi në një intervistë për “Panoramën”, ku ndër të tjera zbuloi se po mendojnë që martesën ta bëjnë në Santorini, sepse Kejsit i pëlqen shumë si vend.
I pyetur nëse do të ftojë kolegë të tijët në muzikë, Stresi e ktheu se të vetmit që e meritojnë të jenë në ceremoninë e martesës janë Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.
“Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time do të jenë çifti Getoar Selimi- Marina Vjollca.
Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar me tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim.”
Pas largimit të ish-menaxherit të Babastars, duket se grupi i reperëve të bazuar në Kosovë nuk është në momentin më të qëndrueshëm.
Por Stresi është vetëdeklaruar si pjesë e familjes së Getoar Selimit, përmes një postimi në dhjetor ku shfaqej me Getoarin gjatë dasmës së tij dhe shkruante:
“Kohë familjeje”.


