• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E PLOTË/ Si e zhdukën biznesmenin Ruzhdi Hoxha miqtë e tij trafikantë të drogës
Home
Breaking News

NGJARJA E PLOTË/ Si e zhdukën biznesmenin Ruzhdi Hoxha miqtë e tij trafikantë të drogës

7 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para se ta mbulonin me zhavorr në një humnerë në Qafë-Mollë të Dajtit, biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishin qëlluar me një plumb pas koke. Trupi i pajetë ishte mbuluar edhe me disa gurë në një zonë të largët, pas malit të Dajtit, ndërsa u gjet gjysëm i dekompozuar. Hetuesit besojnë se ai u vra 17 ditë para se të gjendej, pikërisht natën kur i akuzuari kryesor Fredi Rrushi e mori në makinën e tij tip “Passat”.

Që nga zhdukja e biznesmeneit kanë kaluar 17 ditë. Pas arrestimin Fredi Rushi nuk e ka pranuar ezekutimin, por dëshmia e dhënë në polici nuk ka bindur autoritetet.

Fillimisht ai deklaroi se biznesmenin Ruzhdi Hoxha e kishte takuar mbrëmjen e datës 22 Tetor. Ky fakt konfirmohet edhe nga dëshmia e E.T, një shok tjetër me të cilin viktima ishte takuar para se të kontaktonte Ruzhdi Hoxhën.

“Rreth orës 23: 00 aty ka ardhur një automjet tip Passat , targat nuk i mbaj mend, ngjyrë gri e errët, në të cilin ishin 3 persona, të cilët nuk i njoh, emrat e të cilëve i kam mësuar kur së bashku me familjarët e Ruzhdiut po interesoheshin se ku ishte. Shtetasit në makinë ishin K.I , A.S dhe Fredi Rrushi. Pasi ka ardhur kjo makina me këto persona, Ruzhdiu hipi me ta në vend të parë, duke me thënë të shkoja në shtëpi se ai po dilte me shokët e tij” ka thënë në polici E.T, mik i familjes së Ruzhdi Hoxhës.

Vetë i akuzuari për vrasjen e ka konfirmuar takimin. Ai tha se pasi kishin pirë disa birra bashkë, e kishte lënë biznesmenin e zhdukur në zonën e njohur si “Treshi” në Tiranë. Pas kësaj nuk kishte pasur asnjë kontakt me të.

Një detaj shtesë ia kishte pohuar djalit të viktimës, Saimirit, i cili interesohej në telefon për fatin e të atit.

“Unë kam marrë në telefon Fredi Rrushin dhe i kërkova takim për të pyetur se ku është babi, pasi Fredi ishte personi i fundit që e kishte takuar. Fredi më ka thënë se nuk jam në shtëpi por kam ikur tek puna në Martanesh, dhe më ka thënë në telefon se babin tënd e kam lënë në mesnatë te treshi, dhe do të vinte ta merrte një gocë, një shoqe e tij, kaq më ka thënë” janë fjalët e Saimir Hoxhës, djalit të viktimës i cili u ka përcjellë policëve atë që i kishte treguar njeriu i fundit që takoi babai i tij.

Menjëherë pas kësaj, policia kontrolloi filmimet e kamerave të sigurisë në disa zona të Tiranës, në orët kur pretendohet se ka lëvizur mjeti “Passat”, ku udhëtonin viktima dhe i dyshuari për vrasjen.
Policëve u ka rezultuar se natën e krimit, makina ka lëvizur në zonën e Dajtit. Kjo ka bërë që kërkimet të përqëndrohen në këtë zonë. Të premten aty u gjet një xhup i gjakosur, për të cilin familjarët e Ruzhdi Hoxhës thanë se i përkiste vetë atij.

Nga kontrolli me qentë gjurmës u gjet edhe trupi i pajetë, në një greminë, i mbuluar me zhavorr dhe gurë. Fredi Rrushi është arrestuar që në ditën e parë kur është marrë në pyetje. Nga verifikimet rezultoi se ishte në kërkim nga Italia për trafik droge.

Mbeten ende mister motivet që kanë çuar deri në ekzekutimin e biznesmenit 43 vjeçar. Një nga shkaqet më të përfolura në media është ajo e borxheve që ai mund të ketë pasur, por i biri i ka mohuar këto në dëshminë që ka dhënë në polici.

“Unë kam për të thënë që babi im ka pas bërë një jetë shumë të shthurur si person, pasi ka qenë përdorues i kokainës. Dilte çdo natë me shokët dhe ka pasur raste të vazhdueshme që kur pinte shume pije apo konsumonte lëndë narkotike, qëndronte duke fjetur nëpër hotel për dy ose 3 ditë , por të paktën na vinte në dijeni për vendndodhjen e tij. Nisur nga fakti i fikjes së telefonit të tij si dhe mos njoftimit për vendndodhjen , dyshuam se ai mund të kishte ndonjë problem serioz. Babai im në dijeninë time nuk i ka pasur borxh njeriu, të gjitha borxhet që ka pasur më parë, ja kam paguar unë para 3 vitesh” ka thënë djali i viktimës në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KATASTROFË"/ Edvin Kulluri ironizon deklarat e djeshme në PD: Mbrojnë dështimet e njëpasnjëshme të një kryetari që...
Previous article PUBLIKON PAMJET E VEÇANTA/ Rama: Kartolinë vjeshte nga Puka e Rilindur Turistike

s.autor

Postime të ngjashme

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT