• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA PO GODET RININË”/ Klevis Balliu: E ka frikë FRPD-në se ka energji
Home
Politikë

“BASHA PO GODET RININË”/ Klevis Balliu: E ka frikë FRPD-në se ka energji

7 November, 2021 F.autor Politikë

Për ish-deputetin demokrat Klevis Balliu, Lulzim Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij.

Në një intervistë në RTV Ora, Balliu tha se Basha po godet të ardhmen e partisë me një hakmarrje personale sepse kryedemokrati ka frikë nga rinia që shkon në Foltore.

Balliu: Basha merr vendim pa e pyetur njeri dhe pa asnjë tagër për të riformatuar FRPD-në që nuk është në varësi të tij. FRPD-ja është organizatë partnere e PD-së që kanë statutin e vet. Luli nuk ka asnjë lidhje me ta. Kjo është një goditje shumë e rëndë për PD-nëse sepse ata janë çelësi i fitores dhe nesër ata do të drejtojnë. Janë mbushur qelitë nga ana e qeverisë me anëtarë të FRPD-së që edhe sot kanë çështje të hapura, por që lidershipi i PD-së nuk ua di emrat.

Kështu goditet e ardhmja e partisë. Kjo do të thotë se nuk e do partinë duke i përjashtuar të rinjtë. PD nuk ka bërë hapa edhe nga kjo arsye se nuk përfshin të rinjtë. Shumë politikanë të njohur të PD-së kanë dalë nga ky forum. Basha po godet të ardhmen e partisë, sepse nuk e do të ardhmen e kësaj partie, sepse do të jetë vetëm një anëtar.

Basha mendon vetëm se si të mbajë karrigen e tij, prandaj po largon të gjithë duke filluar me Berishën e Flamur Nokën. Sot do që të fshijë FRPD-në duke sulmuar dhe zhdukur forumin e rinisë. Këtë po e bën sepse është një hakmarrje personale, pasi rinia është derdhur në Foltoren e Berishës.

Balliu shtoi se Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje.

Balliu: Basha nuk e ka dashur Belind Këlliçin në krye të FRPD-së dhe ka angazhuar degë të partisë kundër tij në zgjedhje. Por rinia zgjodhi Belindin. Basha nuk e ka lënë rininë të ecë para, sepse kanë më shumë energji, por Basha nuk ka vetë një gjë të tillë. Ne në vitin 2019 kemi djegur mandatet dhe FRPD-së iu kërkuar që të mos bënte zgjedhje se ishim në protesta.

Po ashtu një gjë e tillë iu kërkuar edhe në vitin 2020 sepse do të kishim zgjedhje. Kjo besnikëri e ndihmuan Bashën, por ai i tradhtoi ata. Basha mund të bënte një kërkesë në kryesi, por kjo është çështje e FRPD-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE VRANËSIRA/ Ja si do të paraqitet moti ditën e sotme
Previous article REZULTATI HISTORIK/ Alban Beqiri valviti flamurin shqiptar në Beograd por shikoni skandalin e tifozëve serb

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT