• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUP PUNE PËR T’IU PËRGJIGJUR “SINDROMËS SË HAVANËS”/ SHBA-ja emëron dy zyrtarë
Home
Nderkombetare

GRUP PUNE PËR T’IU PËRGJIGJUR “SINDROMËS SË HAVANËS”/ SHBA-ja emëron dy zyrtarë

6 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti i Shtetit në SHBA emëroi dy zyrtarë për të koordinuar një përgjigje ndaj sëmundjes të quajtur “Sindroma e Havanës” nga e cila janë prekur qindra diplomatë dhe zyrtarë amerikanë jashtë shtetit.

Sëmundja shkakton larmi simptomash, përfshirë: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës.
Sëmundja është quajtur “Sindroma e Havanës”, sepse është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 5 nëntor se ambasadori Jonathan Moore do të shërbejë si koordinator i grupit të punës së Departamentit të Shtetit për këtë çështje, ndërsa ambasadorja, Margaret Uyehara, do të drejtojë një ekip që do të merret me mbështetjen e punonjësve që janë prekur nga sëmundja.

Zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se kush ose çfarë saktësisht fshihet pas “Sindromës së Havanës” për të cilën dyshohet se është një sulm përmes radiofrekuencave ose energjisë.

Tek disa diplomatë kjo sëmundje ka shkaktuar edhe dëmtime të trurit. Rastet janë raportuar në Kubë, Kinë, Rusi, Evropë dhe vende të tjera.

Më shumë se 200 raste janë nën hetim.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns tha në një seancë dëgjimore në Kongres javën e kaluar se agjencia po punon për të përcaktuar se kush dhe çfarë qëndron pas sulmeve të dyshuara.

Burns tha më parë se ekziston një “mundësi shumë e fuqishme” që sëmundja të shkaktohet qëllimisht, duke shtuar se ekziston një numër i kufizuar “të dyshuarish të mundshëm” që posedojnë aftësinë për të kryer një veprim të tillë në të gjithë globin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME BUXHET TË PËRGJYSMUAR/ Vëllai i Madh” i jep banorëve një tjetër mundësi
Previous article "VAKSINOHUNI..."/ Rama apel qytetarëve: Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT