• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK KA MË MASHTRIME ME KILOMETRAZHIN/ Vjen në Shqipëri “spiuni” për kilometrat e makinave
Home
Sociale

NUK KA MË MASHTRIME ME KILOMETRAZHIN/ Vjen në Shqipëri “spiuni” për kilometrat e makinave

5 November, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Tashmë askush nuk do të ketë mundësi të mashtrojë lidhur me kilometrat e bëra nga makinat. Të gjitha automjetet që kalojnë Kontrollin Teknik do të kenë të shënuar në certifikatë edhe kilometrat reale të tyre, duke shmangur kështu manipulimet që janë bërë nga tregtarët gjatë këtyre viteve.

Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore. Tregtarët e kanë kthyer në  praktikë që makinave iu ulen kilometrat pasi importohen nga vende si Italia, Gjermania apo Zvicra me qëllim rritjen e çmimit të tyre duke manipuluar kështu blerësin.

Praktika do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm dhe Certifikata e Kontrollit Teknik do të ketë edhe historikun e kilometrazhit të makinave

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit!

Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara! 

KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real”, njofton DSHPTRR-së.

Praktika do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm dhe Certifikata e Kontrollit Teknik do të ketë edhe historikun e kilometrazhit të makinave.

Nuk ka më mashtrime me kilometrazhin, vjen në Shqipëri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FJALA E BURRIT VLEN..."/ Igli-Sabianit: Unë nuk jam nga ata që fryn era
Previous article E RËNDË/ Vdes 33-vjeçarja në Belgjikë: Ishte duke bërë fotografi buzë një shkëmbi, humb ekuilibrin

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT