Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.


