• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fitoi 451 milionë USD në loto, ja kush është fatlumi në Florida
Home
Jetë

Fitoi 451 milionë USD në loto, ja kush është fatlumi në Florida

13 January, 2018 luljetaautor Jetë

Një 20-vjeçar nga Florida është fituesi i vetëm i 451 milionë dollarëve i një lotarie xhekpot, sipas BBC.

Shane Missle kapi pesë numrat dhe një bonus duke shënuar fitoren e katërt më të madhe në historinë e kësaj loje në SHBA.

Ai zgjodhi të merrte një pagesë prej 282 milionë USD njëherësh në vend të të gjithë shumës për një periudhë të gjatë kohe.

Missler tha me anë të një deklarate për mediat se kishte pasur ndjesinë se do të fitonte natën e hedhjes së Mega Millions. Disa minuta pasi e kapi, një javë më parë, ai shkroi në Fb: “Oh. Zoti. Im.”

Missler e paraqiti biletën e tij fituese në selinë e lotos shtetërore në Tallahassee të premten i shoqëruar nga babai i tij dhe një avokat. Ai tha se kishte plane të mëdha për paratë e tij.

“Unë jam vetëm 20 vjeç, por unë shpresoj ta përdor atë për të përmbushur një sërë pasionesh, për të ndihmuar familjen time dhe për të bërë bamirësi për njerëzit”,- tha i riu sipas deklaratës.

“Unë kam ndërmend të kujdesem për familjen time, të argëtohem dhe të çimentoj rrugën për të pasur sukses financiar në mënyrë që të mund të lë një trashëgimi në të ardhmen”.

Avokati i tij tha se, klienti i tij ishte tërhequr nga puna në një kompani.

Missler e kishte blerë biletën fituese në një 7-Eleven në qytetin e tij të lindjes në Port Richeu, 64km në veri të Tampa, duke përdorur një opsion “Quicke Pick” që i përzgjedh numrat rastësisht.

Numrat fitues ishin 28, 30, 39, 59 dhe 70 me një “Mega Ball” me numër 10.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLITIKA përfshihet në zgjedhjet e FSHF-së, Petrit Vasili: Rama do ta izolojë dhe mbysë futbollin shqiptar
Previous article Në Shqipëri mund të luajë vetëm me Kukësin, Nijas Lena vendos për të ardhmen

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT