• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA U SHET ARMË SAUDITËVE/ Për herë të parë nën udhëheqjen e Bidenin
Home
Nderkombetare

SHBA U SHET ARMË SAUDITËVE/ Për herë të parë nën udhëheqjen e Bidenin

5 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e raketave ajër-ajër, me vlerë prej 650 milionë dollarësh, në Arabinë Saudite. Kjo është marrëveshja e parë e tillë nën administratën e presidentit Joe Biden.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se marrëveshja do të “rimbushë inventarin ekzistues të Arabisë Saudite”.Marrëveshja do të lejojë blerjen e 280 raketave AIM-12OC ajër-ajër dhe pajisjeve të ngjashme, tha zëdhënësi.

Arabia Saudite është një aleat i vjetër i SHBA-së, pasi konkurron me Iranin për ndikim në Lindjen e Mesme.

Lidhjet e Riadit me Uashingtonin kanë mbetur të forta gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.Por, shqetësimet për shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut e kanë bërë Bidenin të mbajë një qëndrim më të distancuar.

Biden ka shprehur zemërim me luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, kundër rebelëve Huthi, që janë të lidhur me Iranin.Konflikti ka vrarë më shumë se 130,000 njerëz dhe ka krijuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë.

Rebelët Huthi kanë hedhur raketa dhe dronë drejt qyteteve saudite, duke bërë që një koalicion i forcave të udhëhequra nga Arabia Saudite të përgjigjet me sulme ajrore.

“Kemi parë rritje të sulmeve ndërkufitare kundër Arabisë Saudite gjatë vitit të kaluar”, tha zëdhënësi amerikan.

“Raketat saudite AIM-120C, të dislokuara nga avionët sauditë, kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërprerjen e sulmeve të vazhdueshme, që kanë vënë në rrezik forcat amerikane dhe kanë kërcënuar më shumë se 70,000 qytetarë amerikanë në Mbretërinë saudite”, tha zëdhënësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETOI 9 VITE ME BOJKEN LAKON/ Semi zbulon gabimin që nuk do të donte ta përsëriste me kurrë
Previous article NUK GJEN QETËSI KRETA/ Brenda pak orësh regjistrohen tre lëkundje në zona të ndryshme

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT