Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur para shkollës “Fan Noli” ku pati edhe të plagosur.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për “News24” se është shpallur në kërkim autori, 45-vjeçari Ylli Gosturani.
45 vjeçari ka qenë duke lëvizur me një makinë tip “Range Rover” në rrugën përpara shkollës ku një fugon që transportonte nxënës i kishte zënë rrugën.
Këtu ka nisur edhe debati, ku më pas ai është zënë me shoferin dhe ndihmësin e tij duke i plagosur me thikë.
Altin Vani 37-vjeç dhe Veli Xhani 42-vjeç mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor tek Spitali i Traumës.


