• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TRAFIKIMI I PASURISË KULTURORE/ Shqipëria memorandum mirëkuptimi me SHBA
Home
Kulturë

TRAFIKIMI I PASURISË KULTURORE/ Shqipëria memorandum mirëkuptimi me SHBA

3 November, 2021 s.autor Kulturë

Shqipëria ka ratifikuar një memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do t’i shërbejë qeverisë shqiptare në luftën kundër trafikimit të pasurisë kulturore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë është ratifikuar memorandumi me SHBA për vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnografike shqiptare.

Sipas saj, puna për hartimin e memorandumit ka nisur që në 2018-ën.

“Ministria e Kulturës ka bashkëpunuar me Departamentin Amerikan të Shtetit për hartimin e këtij memorandumi, i cili sjell në vëmendje nevojën e Shqipërisë për t’u pozicionuar në luftën e trafikimit të pasurive kulturore”, tha ministrja.

Sipas ministres, pjesëmarrja në konventën e UNESCO-s të vitit 1970, një sërë aktesh nënligjore dhe udhëzimesh, si dhe ky memorandum, e pozicionojnë Shqipërinë ndër vendet aktive në luftën e trafikimit të pasurive kulturore.

Margariti u shpreh se tashmë Shqipëria ka një database me listën e pasurive kulturore të vjedhura, ndërsa do të krijohet edhe një database tjetër ku do të përfshihen koleksionistët dhe tregtarët e veprave të artit.

Për këtë ajo tha se do të bashkëpunohet si me gjendjen civile edhe me Policinë e Shtetit.

Margariti deklaroi se tashmë Shqipëria nuk është më në listat e zeza të trafikimit të pasurisë.

Në zbatim të memorandumit, ministrja bëri të ditur se do të ngrihet një grup ekspertësh nga Ministria e Kulturës dhe Policia e Shtetit që do ti afrohen Departamentit Amerikan të Shtetit në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të pasurisë kulturore.

“Ky memorandum do të çojë luftën kundër trafikimit të pasurisë kulturore në një stad tjetër dhe do të kompletojë kuadrin ligjor”, tha Margariti.

Ajo vlerësoi se bashkëpunimi me SHBA është një tregues për rezultateve në këtë lufte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË ZURE RRUGËN"/ Policia sqaron sherrin pranë shkollës “Fan Noli”: Dy të plagosur me thikë në spital (VIDEO)
Previous article VAKSINIMI/ OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës Covaxin të Indisë

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT