• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT PËR PËRMBYTJET/ Peleshi takon kryebashkiakët e prefektët: Mbështetje mbi 20 mln dollarë në…
Home
Politikë

MASAT PËR PËRMBYTJET/ Peleshi takon kryebashkiakët e prefektët: Mbështetje mbi 20 mln dollarë në…

3 November, 2021 s.autor Politikë

Në prag të sezonit të dimrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë të gjitha masat për përballimin e pasojave që mund të sjellin reshjet e shiut. Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, si dhe me prefektët e 12 qarqeve, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e riskut të lartë, në bazë edhe të raportit vjetor të riskut botëror.

“Ne tani jemi në sezon dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Ndërsa shprehu falenderime për punën e kryer gjatë periudhës së verës me zjarret, por edhe në rastet e përmbytjeve, Peleshi vuri theksin në një koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë në të ardhmen është që një bashki e caktuar duke menduar që sado të agravohet një emergjencë do të vinë ata të emergjencës së Tiranës, do futet ushtria e do ta zgjidhë punën dhe të flejë gjumë, kjo nuk na bën mirë as juve jo e jo që jeni përgjegjës për të kontrolluar dhe mbrojtur komunitetet tuaja, por edhe ne pastaj na bëhet shumë e vështirë të neutralizojmë një emergjencë. Duhet të kemi një reagim të hershëm, duke vënë funksion edhe komunitetin, i cili duhet të ndërgjegjësohet për të lajmëruar në mënyrë që të parandalojmë sa më shpejt emergjencën, në rast se kjo nuk ndodh pastaj përmasa mund të jetë aq e madhe saqë edhe gjithë FA, të gjitha mjetet tona apo të institucioneve të tjera mund të mos mjaftojnë”, u shpreh Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se qeveria ka menduar një mbështetje financiare mbi 20 milionë dollarë për emergjencat civile. “Ne kemi këtë vit rreth 2,1 miliardë pra më shumë se 20 milionë dollarë buxhet për EC, e cila do të ndahet pak a shumë në mes, pra 1,1 miliardë do të thotë 11 mln dollarë do të jetë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, 600 mln do të transferohen në buxhetet tuaja nga Ministria e Financave përmes Ministrisë së Mbrojtjes”, sqaroi ministri Peleshi, duke shtuar se buxheti për emergjencat asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, por këtë herë ai jep mundësitë për t’i përballuar ato më mirë. Një risi gjithashtu, sipas ministrit Peleshi është edhe fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të Emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, të cilat do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore.

 

 

  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRDORËN EDHE STETOSKOP PËR T'U ARRATISUR..."/ Artan Hoxha: Zani Çaushi dhe Gaxhai bënë vetëm një gabim
Previous article SHQETËSUESE SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT