• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSUESE SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit
Home
Nderkombetare

SHQETËSUESE SITUATA E COVID-19 NË GJERMANI/ Merkel kërkon kufizime për të pavaksinuarit

3 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Situata e koronës në Gjermani po bëhet shqetësuese, qeveria planifikon të rrisë presionin ndaj të pavaksinuarve.

Kancelarja Merkel, në një takim me kryesinë e Unionit Kristiandemokrat,CDU, është shprehur në favor të kufizimeve të përgjithshme për të pavaksinuarit, por kundër një lockdown-i të përgjithshëm. Sipas pjesëmarrësve në mbledhje, Merkel tha se kufizimet mund të shkojnë përtej modelit 2G (lehtësime për të vaksinuarit ose të shëruarit) dhe se nuk përjashtohet mundësia që të pavaksinuarit të testohen çdo ditë në vendin e punës, siç bëjnë të ditur disa media gjermane. Edhe ministri i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, është për t’i dhënë priroritet vaksinimit. Spahn, i cili u vaksinua vetë për herë të tretë javën e kaluar, është për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë. Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar afro 67% e popullsisë. Spahn, ishte shprehur në fundjavë për rihapjen e qendrave të vaksinimit dhe rifreskimin e vaksinimit për të gjithë.

Se si do të përballet Gjermania në dimrin e dytë të koronës, kjo do të jetë temë debati në Bundestagun e ri, gjatë seancave të jashtëzakonshme, më 11 dhe 18 nëntor. Kryeministri i ri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, si kryetar i Konferencës së Kryeministrave të Landeve, tha se do të zhvillojë bisedime me landet për rifresksimin e vaksinimeve për persona mbi 60 vjeç.

Mjekët kritikojnë politikanët

“Shoqata e mjekësve të përgjithshëm”  i shikon me skepticizëm thirrje të tilla nga politikanët. Kryetari i saj, Martin Scherer, tha të martën, në një konferencë shtypi në Berlin, se është StiKO (Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit), inistitucioni që përcakton nevojën e vaksinimit.

Kryetari i StiKos, Thomas Mertens, tha se Stiko  vazhdon të jetë për rifreskimin e vaksinave vetëm për personat me imunitet të dobët, pra, të moshuarit mbi 70 vjeç dhe të sëmurët. Një rifreksim për të gjithë nuk ka kuptim, përsa kohë që ende nuk është arritur një shkallë vaksinimi prej 80 ose 90 përqind, tha Mertens. Ai ishte gjithashtu për një ritëm të përmbajtur për rifreksimin e vaksinimit të parë, nisur nga nevoja që kanë shumë vende të botës së tretë për vaksinim të dorës së parë.

Shoqatat e mjekëve në përgjithësi, janë të mendimit se korona nuk do të zhduket, por, sikurse gripi, do të jetë pjesë e jetës sonë. Ata kërkojnë që vaksinimi të kalojë te klinikat e mjekëve të përgjithshëm, ndërsa të ulen pengesat burokratike në furnizimin me vaksina.

Stiko-Chef Thomas Mertens
Thomas Mertens, shefi i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit

Saksonia shtrëngon masat 

Ndërkohë, disa lande kanë nisur të veprojnë tashmë: nisur nga rritja  drastike e numrit të infeksioneve me korona, qeveria e Saksonisë ka vendosur të aplikojë rregullin 2G (të vaksinuar ose të shëruar) për restorantet, eventet në ambientet të mbyllura ose ngjarjet e mëdha, si për shembull ndeshjet e futbollit. Drafti përkatës u diskutua të martën në kabinet dhe pritet të miratohet të premten dhe pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Qëllimi është “parandalimi i pandemisë”, shpjegoi Dagmar Neukirch, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Sociale në Saksoni.  Ajo tha se nëse spitalet mbingarkohen, mund të shpallet edhe një gjendje e jashtëzakonshme.

Numri i infeksioneve të reja me korona në Gjermani ka ardhur duke u rritur ditët e fundit: Të martën, numri i infeksioneve të reja u rrit me 10 813 në 4,6 milionë, sipas të dhënave në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI).  Numri i vdekjeve u rrit me 81 në 95 833. Incidenca shtatëditore është 153.7. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT PËR PËRMBYTJET/ Peleshi takon kryebashkiakët e prefektët: Mbështetje mbi 20 mln dollarë në...
Previous article E RËNDË/ Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, një prej mjeteve del nga rruga

s.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT