• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA/ Ja pse Shqipëria nuk është futur ende në BE dhe pikat e forta që e favorizojnë
Home
Breaking News

ANALIZA/ Ja pse Shqipëria nuk është futur ende në BE dhe pikat e forta që e favorizojnë

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Sundimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës janë gjëra kyçe të cilat duhen plotësuar për anëtarësimin përfundimtar të Serbisë në BE. Sipas, kryenegociatores të ekipit serb në BE, Tanja Mishçevicc, negociatat e pranimit nuk janë duke përparuar në shpejtësinë e duhur. Ajo ka thënë se disa vende të Ballkanit nuk dëshirojnë të hyjnë në BE ose kanë qëllime të caktuara për të ngadalësuar procesin, shkruan ‘Blic’.

Ndërsa, raportuesi i PE-së për Serbinë, David McCalister më parë ka deklaruar se Serbia duhet të luftojë kundër korrupsionit, të ketë sundim të ligjit, liri të medias dhe të zgjidh çështjen e Kosovës. “Të gjitha kushtet ligjore, politike dhe ekonomike duhet të plotësohen për t’u bërë anëtare e BE-së. Është e nevojshme të mbyllen të 35 kapitujt”, ka thënë McCalister. Mirëpo, sipas ligjëruesit të Shkencave Politike, Filip Stojanoviç zgjidhja e problemeve me Kosovën nuk është e mjaftueshme për të hyrë në BE.

“Qytetarët mund të mendojnë se kjo është e mjaftueshme por harrojnë se thelbi është tek reforma dhe ndryshimi në të gjithë vendin. Ne si dhe vendet fqinje jemi të zhytur në korrupsion, me ekonomi të trazuar dhe këto janë gjëra që duhet të ndryshohen . Sundimi i ligjit është në fakt diçka që përshkon nëpër të gjitha segmentet e jetës dhe këto janë problemet më të mëdha”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se nuk është çështja nëse BE-ja dëshiron ta pranoj Serbinë por nëse ne duam dhe jemi gati. “Unë do të thosha se nuk jemi ende sepse nuk ka të bëjë vetëm me kushtet politike”, ka përfunduar Stojanovicc.

Vendet e rajonit në rrugën drejt BE-së
Kosova
BE është ende larg, sidomos duke pas parasysh se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së. Megjithatë, euro është monedha e Kosovës dhe po ashtu përafrohet me legjislacionin evropian. Korrupsioni është një nga problemet e saj të mëdha.

Mali i Zi
Negociatat zgjasin për pesë vjet dhe 28 nga 33 kapitujt janë të hapur ndërsa tre janë mbyllur përkohësisht. Mali i Zi është i pari që hyn në BE dhe vlerësohet se kjo mund të ndodhë në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi është gjithashtu anëtari më i ri i NATO-s.

Bosnja dhe Hercegovina
Negociatat nuk janë në horizont. Bosnja ka shumë probleme të brendshme, nga statusi në ndarjet e ndërsjella, dhe kjo bën që BE të mos jetë në krye të prioriteteve të saj. ky vend nuk ka vënë firmë në kontratën e Komunitetit të transportit të Evropës Juglindore për shkak se nuk ka pasur pëlqimin e udhëheqjes së vendit.

Maqedonia
Më shumë se 10 vjet ka qenë në statusin e kandidatit të BE-së dhe ende nuk ka asnjë datë për fillimin e negociatave. Problemet këto të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit, çfarë e dallon atë është se anëtarja e BE-së, Greqia refuzon të njohë emrin e saj. Tani është e mundur që gjërat të përshpejtohen me qeverinë aktuale.

Shqipëria
Negociatat zyrtare me BE-në nuk kanë filluar ende ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme serioze. Rrethanë lehtësuese mund të jetë për shkak se ky vend është anëtare e NATO-s dhe se nuk është e ngarkuar me trashëgimin e luftës nga luftërat Jugosllave, kështu që nuk ka probleme me vendet e rajonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalleti tregon objektivat: Duhet të tregojmë që jemi Interi
Previous article Andrra Destani për herë të parë me flokë bjonde, shiheni si duket (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT