Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga rruga e Arbërit.
Ai poston një foto të bukur nga rruga dhe shkruan se rruga e Arbërit do të hapet më 29 nëntor dhe do mund të lëvizin lirshëm të gjithë automjetet.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë
” shkruan Rama në postimin e tij.


