Një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur mesditën e sotme në Koplik si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, në të cilin ishin përfshirë dy mjete.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga aksidenti, makina luksioze tip Mercedes Benz ka përplasur nga mbrapa mjetin tjetër tip, Volkswagen Polo.
Menjëherë në ndihmë të së plagosurve ashtu si dhe shihet në video kanë shkuar dëshmitarët të cilët ndodheshin aty pranë gjatë momentit të aksidentit.
Mercedesi nga përplasja e fuqishme ka përfunduar jashtë rruge, në një tokë private
Më herët në rrjet qarkulluan fotot e dy mjeteve në të cilat shihej qartë se si mjeti Volksëagen ishte shtypur e gjitha në pjesën e pasme, aq sa sedilejt e pasme ishin bashkuar me bagazhin.


