Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me kreun e OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri shkruan se gjatë këtij takimi diskutuan për procesin e Reformës Zgjedhore.
Më tej ai thotë se i ka kërkuar diplomatit të huaj mbështetjen e OSBE-së për të ndihmuar në zbatimin e reformës në drejtësi.
Postimi i plotë i Damian Gjiknurit:
Me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Vincenzo Del Monaco, diskutuam mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it.
Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës Zgjedhore.
Kërkova mbështetjen e OSBE për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it.


