• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 4 RUSËVE/ Prokuroria refuzon t’i japë aktet ambasadës
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E 4 RUSËVE/ Prokuroria refuzon t’i japë aktet ambasadës

31 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Kavajës ka refuzuar një kërkesë të Ambasadës Ruse në Tiranë, për tu pajisur me aktet hetimore të dosjes, që bën fjalë për vdekjen misterioze të 4 shtetasve Ruse në një hotel në Qerret.

Zyra diplomatike ka kërkuar që të njihet me dosjen e plotë dhe veprimet e prokurorëve shqiptarë. Por kjo kërkesë për dhënien e akteve hetimore në këtë fazë ku ndodhet hetimi, është refuzuar nga prokurorët shqiptarë.

Kjo pasi ligji procedurial penal shqiptar, nuk parashikon dhënien e akteve hetimore palëve të interesuara në fazën kur çështja është në hetim e sipër.

“Ora News”, mëson se rusëve u është dhënë një informacion i shkurtër dhe i përgjithshëm mbi ngjarjen, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes ruse, Nataliia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Me një informacion të hollësishëm është njohur dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka kërkuar që të njihet në mënyrë shteruese me ngjarjen në fjalë që tronditi vendin.

Dyshimet e para dhe që vijojnë të mbetet ende në fuqi janë se katër shtetasit Rusë, janë asfiksuar nga klori, por ende nuk është përcaktuar plotësisht me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.

Rezultatet e analizave pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa nga ana e policisë dhe prokurorisë, nuk është ndaluar asnjë person i dyshimtë.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit Rusë, kishin mbërritur në Shqipëri si turistë. Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit. Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli.

Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar. E njëjta punonjëse tregon se gjysmë ore më vonë ka shkuar sërish në katin e nëndheshëm dhe ka pyetur për të njëjtën gjë, por turistët i kanë kërkuar që t’i linin në privatësi.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pajetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME SEMIN DHE DONALDIN NUK SHKOJA"/ Paloma: Më bën të ndihem keq! Jam ofenduar dhe gjykuar shumë…
Previous article BISEDIMET ME DYER TË MBYLLURA/ Biden: Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet të shmangin krizat...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT