• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KEQTRAJTONIN FËMIJËT/ Arrestohen 23 prindër shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

KEQTRAJTONIN FËMIJËT/ Arrestohen 23 prindër shqiptarë

31 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

23 prindër të dyshuar për keqtrajtim të fëmijëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës, kjo erdhi pasi Policia ka zbatuar një plan operativ për t’i identifikuar fëmijët në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.

Me të zbardhur dita, marrin rrugë drejt qendrave të qyteteve gjithandej Kosovës. Të mitur, herë të vetmuar e në raste të tjera në shoqërinë e të rriturve, kërkojnë lëmoshë. Mirëpo e përbashkëta e gjithë këtyre rasteve, është që të njëjtit mund të jenë viktima të mundshme të trafikimit.

Për t’i parandaluar aktivitetet e tilla, Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ gjatë kësaj jave, i cili rezultoi me 23 të dyshuar. I gjithë ky aksion u zhvillua që nga 25 tetori e deri një ditë më parë.

Gjatë këtij aksioni, u bë identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 nga Shqipëria.

Krejt ky plan është bërë në koordinim me Qendrat për Punë Sociale. E më të theksuara, rastet e fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë, janë në komunën e Prishtinës.

Prandaj Blerim Shabani nga Qendra për Punë Sociale, tregon për numrin e rasteve të kësaj natyre, që kanë identifikuar në kryeqytet.

Ky thotë që janë duke marrë masa në mënyrë që t’i vetëdijësojnë qytetarët të mos japin lëmoshë.

Për realizimin e këtij plani operativ, Zyrtarët policorë janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore. /Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLI I FAKTEVE/ A munden vaksinat kundër Covid, të shkaktojnë pasoja afatgjata për trupin?
Previous article SHPALLJA "NON GRATA" E AMBASADORËVE/ Biden do ta paralajmërojë Erdoganin kundër “veprimeve të ngutshme”

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT